Arrestoi Gjuriçin në Mitrovicë, ja e vërteta e policit që tërhoqi vëmendjen e mediave

Arrestoi Gjuriçin në Mitrovicë, ja e vërteta e policit që tërhoqi vëmendjen e mediave

Në rrjetet sociale dhe në mediat rozë ditën e sotme ka qarkulluar lajmi rreth syve të një polici që po tërbonte vajzat në rrjet.
Bëhej fjalë për një nga policët e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës që arrestoi dje Gjuriçin në Mitrovicë.
Ndonëse arrestimi i Gjuriç alarmoi autoritet serbe, me presidentin Aleksandër Vuçiç që thirri në mbledhje Këshillin për Sigurinë Kombëtare, mendjet e femrave shqiptare mbetën tek polici seksi dhe me muskuj që kishte sy shumë të bukur.
Duke u interesuar për këtë anëtare të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, mediat kosovare shkruajnë se në fakt ky polic është një femër pjesëtare e kësaj njësie.


Fjala është për Marigona Beadinin, e cila është pjesëtarja e vetme femër e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës – ROSU, gjithashtu edhe sportiste e dalluar.
Ajo ka qenë kampione e karatesë dhe e boksit dhe e ka përfaqësuar Kosovën në gara ndërkombëtare të boksit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri