Arrin 2 milionë ndjekës në Instagram, kush është këngëtari shqiptar që fundosi VIP-at në rrjetet sociale (Foto)

Arrin 2 milionë ndjekës në Instagram, kush është këngëtari shqiptar që fundosi VIP-at në rrjetet sociale (Foto)

Moderatorja Luana Vjollca dhe dy këngëtaret Elvana Gjata dhe Enca Haxhia

Shumë herë e kanë cilësuar si mbretin e Instagramit për shkak të ndjekësve të shumtë që ka. Fatmir Sufa është këngëtari që mori famë brenda natës në momentin kur kapi shifrën e 1 milionë ndjekësve në rrjetin social, duke ja kaluar edhe Encës, Luana Vjollcës dhe Elvana Gjatës të cilat mbahen si personazhet më të ndjekur.

Mirëpo tashmë Sufa ka kapur një tjetër rekord, duke arritur të ndiqet nga 2 milionë njerëz. Ndërkohë që këngëtarja e famshme Enca ka 1.9 milionë të tillë. 24-vjeçari ka nxjerrë disa këngë të cilat gjithashtu kanë kapur miliona klikime në Youtube. Bëhet fjalë për “Cak Pak Hopa-Hopa” apo “Jeta Osh Qef”, të cilat u shndërruan në hite para dy vitesh duke u dëgjuar në të gjithë ballkanin.

Këngëtari Fatmir Sufa

Fatmiri ka bashkëpunuar edhe me këngëtarin e njohur bullgar DeSanto në këngën “Cak pak Hopa hopa”. Ajo që vihet re në klipet dhe në profilin e këngëtarit shqiptar është prania e shumë femrave seksi të cilat shkruajnë emrin e tij në pjesë të ndryshme të trupit. Instagrami është kthyer në një sfidë të vërtetë për shumë VIP-a shqiptarë të cilët priren të jenë sa më shumë popullorë të munden.

Profilet e dy këngëtarëve në Instagram.  

 

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koko: 10/09/2018 14:06

    i paska bere nder elvanes.. se ja ka heq gjith katnaret nga insta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot