ARRSH: Nesër fillojnë punimet në rrugën Vorë-Rinas-Fushë Krujë, ja si devijohet trafiku

ARRSH: Nesër fillojnë punimet në rrugën Vorë-Rinas-Fushë Krujë, ja si devijohet trafiku

Nga punimet për rehabilitimin e autostradës Tiranë-Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.

Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore. 

Aksi dogana e Tiranës-Prezë, 45 ditë e bllokuar
Nga dita e nesërme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë. Kohëzgjatja e punimeve për rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë është 45 ditë. 

Segmenti i sipërcituar do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores. Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali