ARRSH: Prezencë ngricash në disa
akse, drejtuesit të përdorin zinxhirë

ARRSH: Prezencë ngricash në disa<br />akse, drejtuesit të përdorin zinxhirë
TIRANË - Për shkak të reshjeve të borës së ditëve të fundit,  Autoriteti Rrugor në vend bëri të ditur të mërkurën se ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore. ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit
 
Në qarkun e Tiranës, në aksin Qafë Mollë-Bizë lëvizja bëhet me zinxhirë, për shkak të pranisë së ngricave në rrugë. Autoritetet kanë kryer spërkatjen e rrugës me kripë.
 
Në qarkun e Elbasanit, aksi Librazhd-Lunik është i hapur dhe qarkullohet normalisht. Segmenti Lunik – Fushë Stude qarkullohet me vështiresi me zinxhirë si pasojë e reshjeve të borës. Ndërsa segmenti Fushë Stude – Steblevë është i bllokuar. Qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë në segmentin Librazhd –Q.Thanë. Aksi Elbasan – Gjinar momentalisht është i bllokuar për shkak të çedimit prej më shumë se 2.5-3 m të trupit të rruges në fshatin Shelcan. Po në këtë aks, 300 m nga rruga kryesore ka rreth 30 cm çedim në një gjatësi 40 ml. Aksi Cërrik-Banjë-Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll. Qarkullimi bëhet nëpërmjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan. 1,5 km përpara vendit të përmbytjes te diga e Banjës, ka shembje nga skarpata në 3 vende me gjatësi 200 ml. Qarkullimi bëhet me nje kalim. Sipas ARRSH-së, segmenti Lunik – Fushe Stude qarkullohet me vështirësi me zinxhirë.
 
Në qarkun e Gjirokastres, ne aksin Gjirokaster-Tepelenë ka rënie gurësh në rrugë në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Po punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve në të dy këto segmente. Në aksin Përmet – Çarshovë, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji. Eshtë vendosur sinjalistika përkatëse. Në aksin Kufi Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive në krahun e poshtëm të rrugës. Janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të lëvizjes. Ju lutemi përdoruesve të rrugës të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje dhe prani të ujit në rrugë. Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje. Në Valare –Erind- Çajup të përdoren zinxhirë në 3 km e fundit. Të bëhet kujdes me qarkullimin në Qafën e Muzinës në orët e para të mengjesit dhe në orët e mbrëmjes për shkak të formimit të ngricave prej temperaturave të ulëta.
 
Ne qarkun e Korçes, gjatë natës ka fryrë erë e fortë dhe temperaturat kanë qënë të ulëta afër -14 gradë celsius. Eshtë kryer pastrimi dhe kriposja e të gjithë akseve. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Të bëhet kujdes në qarkullim.
Për shkak të temperaturave të ulëta, akset e Korçës qarkullohen me zinxhirë. Mjetet rekomandohen që të mos lëvizin pa zinxhirë, sepse krijojnë probleme në qarkullim. Akset ku qarkullohet me zinxhirë janë K/Liqenas – D/Goricë, Korçë – Ersekë, Ersekë – Carshovë; Korçë – Voskopojë; Korçë – Dardhë.
 
Në të gjithë qarkun e Kukesit ka ngrica nga ulja e temperaturave. Po punohet për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Shembja në aksin Traget – Lekbibaj, që kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Të tregohet kujdes në qarkullim si pasojë e ngricave dhe lagështisë në rrugë.
 
Ne qarkun e Dibres temperaturat janë disa grade nën minus. Si pasojë ka prezencë ngricash në rrugë. Janë marrë masat për pastrimin e rrugëve dhe për kriposjen e akseve. Vetëm në segmentin Dragalicë – Steblevë ka patur rreshje bore. Në Kalanë e Dodës ka patur reshje bore, të shoqëruara me erë të fortë. Po punohet për pastrimin e rrugës. Deri tani nuk raportohet për ndonjë bllokim të rrugës. Të bëhet kujdes, sepse ka ngrica në rrugë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentet Qafë Dragalicë – Steblevë.

Ne qarkun e Shkodres ka rënie të temperaturave në të gjithë qarkun. Si rezultat ka prani të ngricave në rrugë. Rrugët janë spërkatur të gjitha me kripë. Në aksin Shkodër-Qafë Qele, në Ganjollë, për shkak të rrëshqitjes së dherave qarkullimi vazhdon të kryhet me një korsi të zgjeruar. Po punohet për ta bërë rrugën me dy kalime. Të gjithë akset kanë kriposur si pasojë e pranisë së ngricave. Të bëhet kujdes në qarkullim, si pasojë e kohës me ngrica. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mbi 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të bujqësisë! Ministrja Denaj: Më shumë interes për naftë pa taksa

Mbi 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të bujqësisë! Ministrja Denaj: Më shumë interes për naftë pa taksa