Vrasja e Majollarit/ Gjuzi nuk pranon të flasë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Vrasësi i dyshuar Marjo Majollarit ka kyçur gojën para Policisë. Kastriot Gjuzi pavarësisht insistimit të hetuesve, ka refuzuar të flasë për vrasjen e Marjo Majollarit 10 ditë më parë, krim për të cili ai është i dyshuari kryesor. Gjuzi është sjellë nën masa të rrepta sigurie në Policinë e Tiranës, ku në dy tentativa, policia e ka pyetur për vrasjen dhe se ku ka qënë natën që ndodhi ngjarja, por ai ka refuzuar të flasë. Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report TV se Gjuzi ka konfirmuar vetëm identitetin e tij, ndërkohë që kur u pyet për vrasjen ka zgjedhur të heshtë.

Policia e Tiranës thotë se Kastriot Gjuzi u ndihmua nga një person tjetër për të kryer vrasjen. Ky person e ka ndihmuar për tu larguar nga zona e Kinostudios dhe më pas në drejtim të Morinës. Ky person ende nuk është identifikuar nga Policia.

Arratisja ilegale në Kosovë

Ndërkohë është zbuluar edhe mënyra se si Kastriot Gjuzi kaloi kufurin drejt Kosovës. Ai ka ecur në këmbë pranë disa kodrave pranë pikës kufitare të Morinës, derisa ka dalë në territorin kosovar. Më pas është pikasur nga Policia kufitare e Kosovës dhe Kastriot Gjuzi ka thënë një emër tjetër. Por 40 vjeçari është zbuluar pasi me vete mbante kartën e tij të identitetit. Një detaj që ka sjellë menjëherë arrestimin nga ana e Policisë së Kosovës dhe dorëzimin te homologët shqiptarë.

Grupi hetimor deri më tani nuk ka prova të mjaftueshme për ta lidhur Kastriot Gjuzin me vrasjen e Mario Majollarit. Për këtë arsye po kërkohet në disa banesa në Tufinë dhe Dajt arma me të cilën u vra Majollari. Dyshohet se pistoletën e ka fshehur personi i cili ndihmoi Kastriot Gjuzin.

Gjuzi pritet që të dalë ditën e shtunë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohet për vrasjen e Marjo Majollarit mbrëmjen e 10 prillit në Tiranë.

Policia shqiptare falenderon atë të Kosovës

Policia shqiptare ka dhënë sot informacione më të detajuara lidhur me arrestimin e djeshëm të autorit të dyshuar për vrasjen e Marjo Majollarit në Tiranë, Kastriot Gjuzi.

Gjuzi u ndalua nga policia kufitare për kalim të paligjshëm kufiri.

Ai kishte kaluar përmes kufirit të gjelbër, në zonën kufitare të Vërmicës, një zonë malorë ndërmjet dy shteteve.

Këtë kalim Gjuzi e ka bërë përmes kufirit të gjelbër shqiptar.

Ai nuk ka arritur të pikaset nga policia kufitare shqiptare, ndërkohë që ka rënë në prangat e policisë së Kosovës, e cila është falënderuar nga policia shqiptare për gatishmërinë.

Sipas policisë shqiptare shkëmbimi i informacionit në kohë reale mes policisë së dy vendeve si dhe falë gatishmërisë së Policisë së Kosovës për të bashkëpunuar, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar për vrasjen e Marjo Majollarit.

Shërbimet e Departamentit të Policisë Kufitare të Kosovës, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim nga Policia Shqiptare:

- Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, i lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.04.2018, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku u vra me armë zjarri Marjo Majollari.

Gjuzi, me qëllim shmangien e hetimeve ndaj tij kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin jeshil në Republikën e Kosovës, ku dhe u kap nga Departamenti i Policisë Kufitare së shtetit fqinj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë u bë ndalimi i shtetasit të lartpërmendur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprat penale të ”Vrasjes për gjakmarrje” dhe ”Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/04/2018 13:11

    Burg perjete ketij pisi dhe cojeni ne qeli me ate qe i vrau vellain qe te qerrojne qepe bashke.. Nuk pati b***e te merrej me vrasesin e vertete sa ishin jashte te dy per 14 vjet dhe vajti vrau nje te pafajshem. Gruan do jua lere amanet shokeve mos ja kini merakun. Femijet do i rrine me por**e ne zemer gjithe jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite