Arsimi parauniversitar, Nikolla: 
Tekstet do verifikohen nga ekspertë

Arsimi parauniversitar, Nikolla: <br />Tekstet do verifikohen nga ekspertë
Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sporteve, nga foltorja e kuvendit ka parashtruar disa nga të mirat që sjell projektligji i ri për sistemin arsimor parauniversitar. Duke folur për këtë, ajo është shprehur se miratimi i këtij projektligji është bërë me konsensus të plotë.  

Ministrja Nikolla tha se ato do të vlerësohen nga një komision të përbërë nga përfaqësues me vlerë nga çdo fushë.

Numri i alternativave për një tekst shkon deri në 11. Do të ket një komision, përfaqësues vlerash të çdo fushe. Kemi garantuar në këtë ligj dy ndërhyrje me një theks të cilat di të përcaktijnë se sa cilësor do jetë teksti dhe së dyti një tekst para se të vendoset duhet më parë të çertifikohet. Ne gjetëm në system 4 mijë mësues të cilët rezultonimn ose të mos kishin arsimin përkatës ose të jepnin mësim jasht profilit. Ju përgjigjëm në mënyrë emergjente për ta ndryshuar këtë realitet një orë e më parë. Komisioneve përfaqësues të prindërve dhe të përfaqësuesve vendor u shtuam edhe cilësinë. Ligji që ka kaluar me Konsensus jo rrallë herë ka qenë një fars, viktimë e korrupsionit.Propozojmë ndërhyrjet në nenin 60 por për mos heqen e të drejtës të përfaqësuesve të prindërit dhe drejtorit të shkollës për të zgjedhur dhe hequr mësuesit nga puna”, -tha Nikolla.

Duke folur për punën që është bërë nga kjo ministri, Nikolla ka theksuar se gjithçka është bërë me transparencë dhe llogaridhënie të plotë.

Bëmë publike gjetjet që ne kishim. Jo në përgjithësi, por shkollë më shkollë, emër për emër se cila është cilësia e çdo shkolle në veçanti. Mbyllëm 18 shkolla private. Investuam ndërtimin dhe rikonstruksionin e 62 shkollave në kushte shumë të këqija. I shtuam buxhetit 18 milion euro. Transparenca dhe llogaridhënia janë thelbi i punës sonë. Ju nuk erdhët të diskutonim asnjëherë për punën në arsim. As të na kërkonit llogari dhe as të bashkëpunonit. 512 mijë përfitues nga transformimi i sistemit të arsimit. Ne po punojmë për ditë për këtë, ndaj sot po u përgjigjem”, tha Nikolla.
berisha nikolla 
Berisha –Nikollës:  Po vendosni korrupsionin, kujdes kur flet me mua
Ish Kryeministri Sali Berisha, ka marë menjëherë fjalën pas Ministres së Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla dhe është shprehur se me këtë projektligj qeveria po vendos korrupsionin. Shumën që Ministria e Arsimit po përdor për rikonstruksionin e godinës Berisha e ka cilësuar si një shpenzim të panevojshëm dhe shumë të madh për këtë institucion.
 
 “1.2 milionë euro për rindërtimin e Ministrisë së Arsimit. Ata burra që sheh aty janë me diplomë më shumë se ty. Mbajë gojën, (i drejtohet Nikollës) nuk jam Edi Rama unë. Të thuash ti këtu se do shpenzojë 1.2 milionë euro dhe nuk është gjë për ministrinë, s’ke faj ti. Sepse ti bashkë me Edi Ramën tënd po vendos me shpejtësi të rrufeshme. Dhe çoja atij atë fjalë që the. Të bësh tender ti 5 mln euro tek stadium Dinamo për mikun e Ramës. Nuk ka përfunduar asnjë të vetme. I kemi lënë të gjitha fondet dhe s’ka përfunduar asnjë. Sepse i bën rrush e kumbulla, bëhen stadium dhe komplekse. Herë tjetër matu mirë, pasi ata të tjerët janë më të shkolluar se ty.Meqenëse do ti dhe shfrytëzon njerëzit, do ti them dy fjalë. Kur ka ardhur në 2005 ministër ky zotëria (Myqerem Tafaj) ka pasur 600 kompjuter, ka vendosur internet në çdo shkollë dhe ka rritur rrogat e mësuesve. Janë angazhuar në sistemin PIZA. Injoranca nuk është argument zonjë, kur kanë ardhur ata, arritur në 86 për qind ndjekja e shkollës. Tafaj është një nga njerëzit më kompetencë për arsimin dhe beri reformat. Çfarë po bëni ju? Vetëm injoranca ju lejon të thoni se ka mësues jashtë profilit. Edhe jashtë në botë ka mungesa në lëndë të caktuara. Ju hoqët njerëz me eksperiencë dhe vutë nallban e trafikantë në vend të tyre. Cilët zëvendësuat? Asnjë. Një mësues fizike mund ti trajtojë të jap dhe lëndë të tjera. Ai nuk është militant, dhe të mbajë portretin e Keti Bazhdarit që në shkollë nuk ka qenë kurrë. Mësuesit janë të detyruar të japin sipas këtij ligji provimet. E vërteta është që nuk ka abuzuar më të madh të shpenzon për kolltukë dhe karrige për dërrasa e dritare. Ajo shumë është një abuzim masiv, me të cilin mjerë ky arsim që të ka ky për zot.”, tha Berisha.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët