Artan Hoxha në studion e Report Tv: Një agjent belg vjen në Shqipëri brenda javës për Safet Bajrin

Gazetari Artan Hoxha zbulon në studion e Report Tv se një agjent federal belg do vijë në Shqipëri brenda kësaj jave për të ndjekur rastin e Safet Bajrit, i cili sipas mediave belge është i shumëkërkuar në Belgjikë si koka i një rrjeti të fuqishëm kriminal dhe pronar i disa bizneseve përreth Shkodrës.

Një nga agjentët federatë të policisë belge do jetë në Shqipëri brenda kësaj jave për të ndjekur posaçërisht rastin e Bajrit. Është i njëjti agjent që ka ndjekur çështjen edhe në Bruksel. 

Artan Hoxha, Gazetar

Sa i takon pretendimeve të mediave belge se Bajri kontrollon rreth 600 shezllone në plazhin e Velipojës, Artan Hoxha tha se një gjë e tillë nuk rezulton nga të dhënat e Bashkisë së Shkodrës dhe ato Tatimore. Sipas tij, hapësira që konsiderohet si e Bajrit, është në emër të një biznesmeni. 

Në bashkinë e Shkodrës nuk rezulton që ky person të kishte ndonjë pjesë me shezllone që të paguante taksa, pasi ashtu funksionon. Ajo që pretendohej se ishte e Bajrit më rezultoi se ishte në pronësi të një biznesmeni. 

Artan Hoxha, Gazetar

Sa i takon akuzave të Berishës ndaj Bajrit, Hoxha thotë se është e pamundur që ai të jetë pjesëtar i një familje kriminale që kontrollon veriun e vendit. Sipas tij, statusi i Berishës për Bajrin është marrë dhe është përdorur nga mediat belge. 

Ky njeri nuk rezulton që të jetë ashtu siç shkruan Berisha si një prej familjeve kriminale që kontrollon veriun e vendit. Për këtë person kjo nuk qëndron njëherë. Kështu ka shkruar edhe sot se djali i deputetit të PS ka përdhunuar një vajzë, ndërkohë që në denoncimin në polici nuk thuhet një gjë e tillë. Nuk mund të hidhet gjithçka kështu dhe të mos mbahet përgjegjësi. 

Artan Hoxha, Gazetar

Gazetari Artan Hoxha intervistoi sot ekskluzivisht për Report Tv shqiptarin më të kërkuar në Belgjikë, i cili sqaroi akuzat në adresë të tij si nga mediat belge ashtu edhe nga PD e ish-kryeministri Sali Berisha.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Shqiptari më i kërkuar në Belgjikë, Safet Bajri për Report Tv: Nuk i fshihem drejtësisë, belgët të sjellin dosjen


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit