Artileria bregdetare, vitet ’70-80, si ishte organizuar mbrojtja deri në 12 milje thëllësi

Artileria bregdetare, vitet ’70-80, si ishte organizuar mbrojtja deri në 12 milje thëllësi

(Vladimir Duda, Shef i Shtabit të Regjimentit të Artilerisë Bregdetare)

Rajoni  i Durrësit ishte konstruktuar me një rrjet mbrojtjeje nga më të fuqishmit e kohës, pasi ishte porti kryesor i vëndit dhe në rast zbarkimi të trupave armike në  gjirin e Durresit dhe atë të Lalëzit, rrezikohej kryeqyteti i vendit  Tirana e cila ishte vetëm 30 km larg. Akademistët  ushtarakë të asaj periudhe kishin hartuar një rrjet të kryqëzuar zjarresh për mbrojtjen e territorit, por kishin instaluar njëkohësisht edhe një vijë mbrojtjeje të paisur me topa të artilerisë së rëndë me qitje direkte për të siguruar 12 milje hapësirë detare të ligjëruar sipas konventave ndërkombetare të detit. Ish ushtaraku Vladimir Duda flet me hollësi për mënyrën e organizimit të Regjimentit  të 4-të të Artilerisë Bregdetare Detare  në Durrës, regjiment që sipas tijë, ka qënë dhe mbeti deri në fund një nga njësitë kryesore të ABD në veçanti dhe të artileris së ushtrisë në përgjithësi.

Ky regjiment, sipas Dudës, ka qëndruar në pararojë në vijën e parë të zjarrit direkt në buzën e ujit dhe në kepat e largët të rrethit të Durrësit për mbrojtjen e kufirit shtetëror detar e bregdetar në bashkëveprim të ngushtë me forcat tokësore, ushtarako detare e të aviacionit si dhe forcat vullnetare e ato kufitare që vepronin gjatë gjithë vijës bregdetare që nga derdhja e lumit Ishëm e deri ne grykëderdhjen e lumit Shkumbin. Një hartë ushtarake e asaj periudhe tregon qartë se ishin rajonizuar repartet e shumta si dhe pozicionet e vijës së parë të artilerisë. Detyra kryesore e kësaj njësie ishte që të mbronte me zjarr kufijtë detarë të vëndit  që nga largësia maksimale e larghedhjes së topave deri në buzën e ujit, të mbronte portin më të rëndësishëm të vëndit tonë dhe të mos lejonte zbarkimin e trupave desantuese në të. Po ashtu detyrë e veçantë ishte edhe Mbrotja e bazës ushtarake të FLD në Kepin e Bisht Pallës anijeve e katerave silurues në pikat e hapjes faktike si në Kepin e Rodonit deri në Kalanë e Turrës. Si dhe mbrotja me zjarr e anijeve të flotës sonë gjatë goditjeve të përbashkëta si në gjirin e Durrësit dhe në atë të Lalëzit duke dëmtuar asgjësuar desantin ajror që mund të zbarkonte në fushën e Hamallajt dhe në ish kënetën e Durrësit.


(Anije ushtarake amerikane)

Vladimir Duda thekson se kjo njësi zotëronte fuqi të madhe zjarri dhe larg hedhje. Bateritë e kepave mbronin me zjarr të gjithë hapësirën detare të vëndit tonë në thellësinë 12 milje ose 22 km. Nga Repi i Rodonit deri në Kalanë e Turrës kishte në vijën e parë 32 topa të kalibrave të rëndë. Të gjitha qëndërat ishin të paisura me ushtarë aktivë të gadishmërisë ushatarke. Norma e hapjes së zjarrit që nga dhënja e urdhërit pas konstatimit të objekteve në det ishte për repartet bregdetare 7 minuta. Shkeljet e kësaj norme të çonin në gjyqin ushtarak. Repartet më në thellësi kishin normen 17 minuta. Një veçori specifike e Regjimentit Bregdetar të Durrësit ishte se të gjitha topat ishin të fortifikuar në tunele. Vënd komandat po ashtu në tunele të gatëshme për të përballuar çdo lloj sulmi. Të gjitha bateritë në veçanti nga artileria tokësore, kishin brënda qëndrave të zjarrit nga 150 predha për top dhe mbushje të kalibrave të mëdha.


(Fortifikime në Kepin e Rodonit)

POZICIONIMI I BATERIVE TE REGJIMENTIT

Regjimenti i 4-rt i ABD në momentet e krijimit të tijë përbehej nga 7 bateri të disllokuara në pozicione zjarri të cilat ishin : Bateria 122 m/m e vendosur në Shetaj, Kepi i Rodonit me larghedhje të predhave 24 km. Bateria 130 m/m me tërheqje mekanike e vendosur në Shkafane, larghedhja e predhave 27 km. Bateria 122 m/m top e vendosur ne kepin e Bishtpallës me larghedhje 24 km. Bateria 130 m/m stacionar vendosur në Currila, larghedhja 24 km. Bateria 130 m/m me tërheqje mekanike e vendosur në Golem të Kavajës dhe më pas në vitin 1973 u vendos në tunelet e Shkëmbit të Kavajës, larghedhja 27 km. Bateria 122 m/m top e vendosur në Karpen të Kavajës larghedhja 24 km. Bateria 130 m/m stacionare e vendosur në Kalanë e Turrës me larghedhje 24 km. Në vitin 1978 u bë riorganizimi i regjimenteve të ABD dhe Regjimnetit te 4-t i u hoqën bateritë e Karpenit të Kavajës dhe të Kalasë së Turrës. Dhe i u bashkëngjiten 2 bateri të tjera që ishin në vartësi të regjimnetit të Lezhës, bateria 122 m/m e Kepit të Rodonit dhe bateria fushore 100 m/m në fshatin Bizë të Ishmit. Me ardhjen e këtyre 2 baterive regjimenti plotësonte detyra zjarri në Gjirin e Shëngjinit.


(Topat e rëndë)

VROJTIMI DHE MODERNIZIMI  I TEKNOLOGJIS  ZBULUESE TË MJETEVE DETARE ME RADARË JAPONEZË

Ujërat territoriale sipas skemës së regjimit të lundrimit përfshinin territorin 12 milje thellësi nga vija e drejtë që bashkonte Kepin e Rodonit me te Bisht Pallës, Kalanë e Turrës, dhe vijonte. Ujrat brenda kësaj vije quheshin ujra të brëndëshme. Ujrat tona territoriale, vijon biseden  Vladimiri, fillonin pas kesaj vije dhe shtriheshin në 12 milje ose rreth 23 km. Në këto parametra bateritë e Rodonit, Bisht Pallës dhe Kalas së Turrës duke pasur larghedhjen e predhave deri në 24 km e mbulonin me zjarr tërësisht këtë sipërfaqe ujrash territoriale. Nga ana tjetër u moren masa të rëndësishme për forcimin e zbulimit të mjeteve detare. Kështu krahas 2 stacioneve radiolokatore që kishin Currilat dhe Kalaja e Turrës, në vitin 1978, vit që koinçidon edhe me prishjen e mardhënjeve miqësore me Kinën, të gjitha bateritë bregdetare u paisen edhe me radarë J.R.C. Japonezë me aftësi zbulimi deri në 72 milje që e mbulonin plotësisht zonën e zbulimit të objekteve detarë në largësi të mëdha. Krahas tyre për zbulim ishin në funksion edhe P.C.V-të në Shetaj, Durrës dhe në Gurin e Gomares ne Divjakë. Që kishin fuqi zbulimi shumë më të mëdha.

Ndërkohë në të gjitha bateritë shërbimi i zbulimit organizohej 24 orë pa ndërprerje. Ky ishte një shërbim optiko pamor me sy dhe instrumenta si dhe me radar. Ky shërbim kryhej edhe në drejtim të ajrit. Të gjitha pikat e vrojtimit, ashtu si në të gjithë rajonin bregdetar të vëndit, edhe ato të Durrësit,  nga Rodoni deri në Kalanë e Turrës, ishin të detyruara të raportonin në vënd komandat qëndrore dhe në grupin e drejtimit në çdo 15 minutësh se çfarë objekti kishin në sektorin e vrojtimit të tyre. Dhe të gjitha këto pika bashkëvepronin me njëra tjetrën për të ndjekur objektet detare që lëviznin në thellësi duke përfshirë edhe anijet tregtare, ushtarake si dhe deri tek peshkatoret tona.

SHMANGIA E INCIDENTIT TE RATSËSISHËM ME 2 DESTROJERË QË KISHIN SHKELUR  NË UJRAT TERRITORIALE

Vladimir Duda ruan shume kujtime të veçanta nga jeta ushtarake në këtë regjimnet.  Ku ka pasur disa detyra drejtuese si Komnadant Baterie në Shafane, Shef Zbulimi i Regjimnetit, Shef Shtabi i Regjimnetit të Artilerisë Bregdetare dhe në fund të karierës ushtarake ka pasur detyren e Shefit Operativ të Regjimnetit. Ai tregon se si në vitin 1980 ishin duke kryer një qitje reale në det në zonën e Currilave të Durrësit. Shenja që do të goditej, maketi lundrues po afrohej në pikën kur sapo do të jepej komanda për të hapur zjarr. Ai kujton: “ Papritur, në drejtim të maketit që do të qëllohej, kur sapo do të jepja komandën e hapjes së zjarrit, dalloj larg në horizont 2 destrojerë që ishin duke lundruar në vijë të drejtë me shenjën që do godisnim. Ato sapo kishin hyrë pak në ujrat tona territoriale. Ndalova zjarrin urgjentisht dhe njoftova Komandën e Regjimnetit për situatën që na u paraqit papritur.


(Harta e rajonalizimit të mbrojtjes)

Pas kontaktimit të tyre me Komandën e Marinës dolën 2 katera siluruesa në det dhe u afruan te destrojerët dhe i njoftuan për hyrjen e tyre në ujrat tona teritoriale. Ato ndërruan kurs dhe dolën nga zona. Në se do të kishim qëlluar në ato momente realisht do të ishim gjendur padashur në një prag incidenti ndërkombëtar të rëndë” thotë Duda. Po këto “ rastësi “ me pasoja kanë vijuar edhe më pas. Në vitin 1993 në kohën kur po bëhej rikonstruksioni i divizionit dhe i njësive  të reparteve të tijë, në Currila zhvillohet  një stërvitje treguese në të cilën merrte pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali dhe Shtabi i Ushtrisë. Stërvitja kishte si temë: “Veprimet e batalionit të këmbësorisë në mbrojtje në bregdet në bashkëveprim me të gjitha llojet e armëve”. Në atë kohë, kujton ushtaraku Duda, megjithese isha i shkarkuar nga të gjitha funksionet, më dhanë si detyrë që të udhëhiqja pregatitjet e efektivit të artilerisë bregdetare për qitjen që do të bëhej. Në këtë periudhë në bregdetin tonë patrullonin 2 destrojerë amerikanë për të bllokuar trafikun e klandestinëve. Kur filluam stervitjen për pregatitjen e efektivit ndezem edhe lokatorin ZALLP 13 prodhim sovjetik i vitit 1954, me llampa. Për mësim filluam të përcaktonim drejtimin, kursin dhe shpejtësinë e 2 destrojerëve, me që nuk kishte objekt tjetër në det.

Ata po lëviznin në drejtim të veriut njëri pas tjetrit. Në momentin kur po përcaktonim të dhënat për drejtimin e lëvizjes së tyre,kurs, shpejtësi etj atyre i u bllokohen të gjitha stacionet e drejtimit. Dhe përfaqësuesit e tyre pranë Ministris së Mbrojtjes protestuan se një stacion radiollokator shumë i fuqishëm u ka bllokuar stacionet e drejtimit. Ata kishin dyshuar se mos ishte i qëllimshëm ky bllokim për të ndikuar në mos zbulimin e rrjetit të trafikut të klandestinëve në Adriatik. Në atë periudhe Ministria e Mbrojtjes ishte me personel  krejtësisht të ri dhe të papërvojë dhe ende nuk ishte stabilizuar personeli i artilerisë bregdetare që të njihte situatën në Durrës. E njëjta gjë ishte edhe për divizionin e Shijakut. Për fat në divizion ndodhej ushtaraku Gjergj Marina i cili e kuptoi situatën. Ai me telefonoi dhe me pyeti në se kishim bërë stërvitje me ZALLP 13 dhe se çfarë objektivash kishim përpara. I  u përgjigja se po dhe se në drejtim të baterisë kanë qënë 2 destrojerë. Më njoftoi se kanë protestuar në Ministri se u kishim bllokuar stacionet e drejtimit të tyre. Më këshilloi që të merrja masa për plotësimin e dokumentimin e zbulimit pasi do të shkonte një ekip për verifikim. Po problemi u mbyll me kaq.


(Vladimir Duda, Shef i Shtabit të Regjimentit të Artilerisë Bregdetare)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Julian curri: 22/04/2023 20:58

    Për ne atë kohë ishte regjiment i fuqishëm

    Përgjigju
  • Topciu: 13/05/2018 14:14

    KU jane topat sot more shokeni?

    Përgjigju
    • Gjergji Thanasi: 10/03/2021 00:49

      Pyet Pandeli Majkon dhe Delijorgjin, se ta shpjegojne ne detaj marreveshjen tip "barter".....

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

KSHZ: Osmani prin me vota në Çair e Tetovë, Taravari prin në Gostivar me dallim prej 75 votave

KSHZ: Osmani prin me vota në Çair e Tetovë, Taravari prin në Gostivar me dallim prej 75 votave