Artistët në pritje të çmimeve Osca

Artistët në pritje të çmimeve Osca
Përgatitjet për eventin më të rëndësishëm të kinematografisë, çmimet Oscar kanë nisur dhe duket se edhe protagonistët e tij janë vënë në lëvizje.

naomi watts

(Aktorja Naomi Watts)

Ky event do të zhvillohet më 24 shkurt në teatrin “Dobly” në Los Angelos.

jennifer lawrence


(Aktorja Jennifer Lawrence)


Mjaft emra të njohur janë nominuar në kategori të ndryshme dhe janë duke përgatitur edhe performancën e tyre skenike për mbrëmjen gala.

ben affleck

(Aktori Ben Affleck)

Aktorja Jennifer Lawrence e nominuar si aktorja më e mirë progatoniste në filmin “Silver Linings Playbook”, ka veshur në drekën inaguruese të këtij eventi një fustan të bardhë dhe të veçantë në pjesën e poshtme të tij.

anne hathaway

(Aktorja Anne Hathaway)

Ndërkohë Anne Hathaway, e cila është shpallur fituese e çmimit Golden Globe si aktorja më e mirë jo protagoniste në filmin “Les Miserables” është shfaqur e veshur me një fustan të zi duke u dukur mjaft sharmante.

ammy adams

(Aktorja Ammy Adams)

Ndërsa aktori Ben Affleck, i cili është nominuar si regjisori më i mirë i vitit për filmin “Argo” dukej mjaft elegant me kostumin gri të firmës “Dolce & Gabbana.

jessica chastain

(Aktorja Jennifer Chastain)

Gjatë kësaj mbrëmje gala pritet të këndojë edhe këngëtarja e njohur Adele, e cila është nominuar për këngën më të mirë në filmin “Skyfall”.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital

Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital