At Antonio Bellusci: 'Skënderbeu ndër Arbëreshët' në Muzeun Kombëtar

At Antonio Bellusci: 'Skënderbeu ndër Arbëreshët' në Muzeun Kombëtar

Në Shqipërinë mëmë nuk është hera e parë që vjen. Këtë herë si historian, folklorist dhe etnograf shumë i rëndësishëm i traditës arbëreshe dhe arvanite erdhi të bisedojë me studentët dhe për një leksion të hapur me temë “Skënderbeu ndër Arbëreshët” që e mbajti në Muzeun Historik Kombëtar. U bë edhe promovimi i tri librave të tij me titull ““Kërkime dhe studime ndër arbëroret të Ellades”, dhe “Arbërorët-Arvanitë një popull i padukshëm” dhe libri “Antologji Arbëreshe – prozë dhe poezi gojore.

Dorian Koçi, drejtor i Muzeut ndër të tjera tha se ndihej i nderuar me praninë e At Belluscit. “Arbëreshët jo vetëm e ruajtën gjuhën dhe kulturën, por kultivuan një histori të lavdishme politike, fetare, letrare, artistike dhe gjuhësore. Takimi u moderua nga Erjon Kristo dhe Brizida Gjikondi. Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ka luajtur një rol vendimtar në kujtesën historike dhe në rrënjët identitare të popullit arbëresh. Ajo është ura lidhëse mes arbëreshëve dhe shqiptarëve dhe është një nga pikat e referimit që ka sot dhe që ka pasur gjithnjë kultura arbëreshe.” Tha Koci, duke kujtuar ndër të tjera se “Me mitin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut arbëreshët prodhuan një kulturë përtëritëse, pasi përmes figurës së tij u ndërtua dhe jetësua kultura dhe e gjithë kujtesa e kësaj popullate”.

“Arbëreshët janë si një muzeum ku lëviz shpirti i Skënderbeut. Identiteti i arbëreshëve është një fenomen, fenomen i cili është një realitet”, do të shprehej At Antonio Bellusci. “Arbëreshët e Italisë kanë ruajtur identitetin e Arbërisë. Komunitetet kanë ruajtur kujtimin historik të origjinës së vendit nënë”. “Jam shumë krenar që kam nënshtetësinë shqiptare dhe jam qytetar i vendit nënë të arbëreshëve”, do të përfundonte At Antonio Bellusci. Për të pranishmit u shfaq, për herë të parë në Shqipëri, dokumentari “Miti i Skënderbeut – Heroi kombëtar i shqiptarëve”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet e 2016, i dha para pornostares që të heshtë! Avokatët: Padia e pabazë

SHBA/ Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet e 2016, i dha para pornostares që të heshtë! Avokatët: Padia e pabazë