Tentuan grabitjen e marketit në Kamëz, çifti përleshet me autorët, vdes burri, plagoset gruaja/ Emrat

KAMEZ-Një tentativë grabitje me armë zjarri ka përfunduar me një të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme. Viktima është Agim Buçi 52-vjeç, ndërsa e plagosur ka mbetur gruaja Merita Buçi 44-vjeçe.

Çifti kishte një minimarket në rrugën “OSBE” në Kamëz, ndërsa mbrëmjen e sotme persona të armatosur dhe maskuar kanë tentuar t’i grabisin. Agresorët janë futur në minimarket duke u drejtuar armën dhe kërcënuar që të dorëzonin xhiron ditore, por hasën në kundërshtimin e pronarëve.

Agim Buçi bashkë me gruan janë përleshur me autorët, ndërsa këta të fundit i kanë qëlluar me armë zjarri duke i plagosur. Pas të shtënave autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa gruaja ka kërkuar ndihmë.

Agim Buçi është nisur me urgjencë në spital për ndihmë, por ka mbërritur i vdekur duke mos u mbijetuar plagëve që mori, njëra në gjoks, ndërsa gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat e para, mësohet se Merita Buçi ka një plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e tentativës së grabitjes në zonën e Kamzës në minimarket përpos çiftit ka qenë edhe një fëmijë 6-vjeç, që fatmirësisht ka shpëtuar. Ai është futur poshtë banakut duke iu shpëtuar plumbave.

Autorët dyshohet se mund të jenë banorë të zonës, ndërsa në momentin që kanë vendosur që të grabisin minimarketin kanë përfituar nga fakti që nuk kishte shumë lëvizje për shkak të ndeshjes së Champions Leagues Real-Bayern, ndërsa zona nuk kishte as ndriçim.  

Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje - dalje të Kamzës e në pika të tjera, ndërsa vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit për të kapur autorët.

Sipas dëshmive të banorëve, autorët janë larguar me një makinë të zezë tip BMW, ndërsa dyshohet se mund të kenë shkuar në drejtim të Fushë Krujës. Ndërkohë që janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:08
Tentativa e grabitjes në Kamëz, 6-vjeçari u shpëtoi plumbave duke u futur poshtë banakut

Në momentin e tentativës së grabitjes në zonën e Kamzës në minimarket përpos çiftit ka qenë edhe një fëmijë 6-vjeç. E ndërsa Agim Buçi humbi jetën dhe gruaja e tij u plagos dhe ndodhet në spital, fatmirësisht fëmija ka shpëtuar.

Djali është futur poshtë banakut duke iu shpëtuar plumbave në momentin e përleshjes së çiftit me agresorët. Pas grabitjes autorët janë larguar me një makinë tip “BMW” ngjyrë të zezë. Policia ka rrethuar zonën e Kamzës, por autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • "OSBE" pa drita: 26/04/2018 05:12

    Per ate qe vret nje njeri duhet te jepet burgim i perjetshem pa te drejte apelimi dhe pa te drejte kontakti me njerezit (izolim). Si thote populli: "Frika e ruan vreshtin"

    Përgjigju
  • shteti: 26/04/2018 04:14

    Pritni pritni se skeni pare gje akoma.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 26/04/2018 00:41

    O Mario vellai nje kusht baze per te hyre ne Europe eshte moszbatimi i ligjit te denimit me vdekje qe perkthehet se ska gajle se krimi po merr jete te pafajshme vetem ne Europe te pranohemi.

    Përgjigju
  • Gjynah: 25/04/2018 23:32

    Duhet te behet gjithcka per ti arrestuar sa me shpejt dhe te marrin nje denim shembullor qe mos te guxoj me njeri ti marri jeten njeriu duke punu ne Hallet e tij

    Përgjigju
  • Labi: 25/04/2018 23:16

    Ajde jeto n shqiperi ngri bisnes e t vin dy gjebesira t ndyr e t grabisin bukun e femive ore shtet pler i gjeni Kush jan e i torturoni

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 25/04/2018 22:53

    Rruga OSBE e Mzatit Mziu aty ku jna b*** grisur.

    Përgjigju
  • Mario: 25/04/2018 22:39

    Duhet me vendos ligjinin me vdekje..

    Përgjigju
  • Fredi: 25/04/2018 22:21

    Perse more njerez i rezistoni ketyre horrave grabites? Asgje nuk ka me shume vlere se jeta. Ai ne Fier vajti ne te semes nga policia. RENEA nuk duhet hezitoje ne aksionin e nisur, duhet ti ekzekutoje grabitesit vrases. Nese deshtojne dhe kete radhe, atehere siguria kombetare vihet ne rrezik.

    Përgjigju
  • Blenard: 25/04/2018 22:03

    Keta duhen varur urgjentisht

    Përgjigju
  • Bisha: 25/04/2018 21:51

    Sqarohuni kan vdek apo jan plagos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës