Atentati i pretenduar/Tom Doshi shpallet i pafajshëm, i shpëtojnë burgut edhe Mark Frroku me Durim Bamin

U mor i pandehur dhe për kallëzim të rremë në lidhje me atentatin e sajuar 3 vite më parë, fiton pafajësi në gjykatë deputeti Tom Doshi.

I pandehur së bashku me Doshin ishin dhe ish-deputeti Mark Frroku dhe shtetasi Durim Bami, për të cilët Prokuroria kërkoi nga 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.

Por pas një odiseje 3-vjeçare gjyqësore sa në Gjykatën e Krimeve, në Gjykatën e  Lartë, në atë Kushtetuese dhe së fundmi në Dhomën Penale të Tiranës, këtë të mërkurë u dha vendimi.

Dënim u dha vetëm për Frrokun e Bamin, por asnjë prej tyre nuk do të qëndrojë në burg, pasi dënimi është konvertuar në shërbim prove.

Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit dhe politikanët e rëndësishëm nga kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha, Presidenti Ilir Meta asokohe kryetar i Parlamentit.

Në Gjykatën e Tiranës ky proces u zhvillua me gjykim të shkurtuar, ndërsa pas 5 seancash gjithçka përfundoi me pafajësinë e Doshit dhe dënimin e Frrokut e Bamit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 04/07/2018 14:18

    Vetem ne kete rast Tom Doshi nuk mund te denohej. Kush dyshon ende qe alarmi per atentat ndaj Doshit ishte fals, gabohet rende. Mark Frroku genjeu ne kembim te lirimit te vellait nga shkalla e pare. Por i kishte bere llogarite gabim si tutor prostitutash qe eshte. Keta ja futen me keq akoma. Speciet si Durim Bami duhen eleminuar fizikisht megjithe cfare kane nga pas. Mos harroni Tonin e Kombinatit, shokun e ngushte te Monikes qe ka marre arratine. Ish k/prokurorin e krimeve te renda Beci, Ymer Lalen etj. Te gjithe keta sebashku me Moniken dhe Ilirin jane pjestare te komplotit per vrasjen e Doshit dhe Fufit. Fakte ka plot, por dreqtesia shqiptare mori per baze deklarimet e reme te nje tutori prostitutash dhe nje vrasesi me pagese. Te dy shume pak i kane denuar, urojme qe ky denim mos tu konvertohet ne sherbim prove.

    Përgjigju
    • Saikeq tahiri: 05/07/2018 17:21

      Normal qe atentati eshte i vertete por shqiperia do ishte nje vend me i mire pa tom doshin dhe mhill fufin.dy njerez qe kane vrare me doren e tyre dhe nuk kane as 8 klase shkolle se bashku.likja ishte ne pozicion te sikletshem se tom doshin ia ndersente rama si pitbull dhe po behej me i rende nga c'ishte ne te vertete duke sulmuar lsi e gllaberuar televizione.pastaj e pame sa trim ishte kur s'dinte ku ta perplaste koken.likja ka nje mije kusure por ne kete rast nuk kishte zgjidhje tjeter

  • agim: 04/07/2018 13:44

    Ky trup gjykues edhe nje dore pare i paska fituar sot,nje lloto e madhe dhe fat paska pase ky trup gjykues,sjne ka tremben fare nga reforma !!!! E moren vesh se emunde te behen avokat dhe tani e tutje munde te marrin parat direkt jo permes sekserve.

    Përgjigju
  • Andi: 04/07/2018 13:03

    Ja qe s'hyn ne pune as reforma ne drejtesi. Ska drejtesi jo ketu po askund ne kete planet. Ca te nenes e sa te njerkes sic eshte shprehja. Nqs u vertetua se pretendimi per atentat ishte i rreme, Tom Doshi i bie qe duhet te denohej minimalja per shpifje. Bene sa bene zhurme per arsyet e tyre sa per tshperqendruar njerezit e ne fund shpeton si Meta si Doshi.

    Përgjigju
    • Gzimo: 04/07/2018 13:51

      Pse mer Andi sa vite burg denohesh ne bote nqs genjen? Ti nuk ke genjyer ndonjehere? Ketu per me burg jane ata qe i fryjne keto muhabete injorantesh ordinere, e mbushin lajmet me idiotesira e delire fshataresh si Toma, etj.

  • i verteti: 04/07/2018 12:36

    tani do filloi lufta kush do e nxjerri burim damin deputet. tani nje gje skuptohet, o ka dash me i bo atentat koktuli president o jan kta shpifarak, te dyja njekohesisht smund te jene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin