Hoxha: Kushërinjtë Ferracaku në Shkodër i ekzekutoi e njëjta dorë (Pamje nga vrasja)

TIRANË- Vrasja e Fatos Ferracakut, ka rikthyer vëmendjen në qytetin e Shkodrës ku për 6 muaj ka pasur plot 7 të vdekur dhe 2 të zhdukur. Në emisionin “Repolitix”, të ftuar ishin gazetari i gazetës Shqiptarja.com, Elton Qyno; gazetari investigativ Report Tv Artan Hoxha dhe dy ish-drejtuesit e policisë Mit’hat Havari dhe Arben Hajdarmataj. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, duket momenti kur viktima është në tokë i qëlluar nga vrasësit.Trupi i tij është i rrethuar nga qytetarë të zonës së Markatës, të cilët mundoheshin që t'i jepnin ndihmën e parë.  

Në fjalën e tij, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka deklaruar se e njëjta dorë që ka vrarë Arjan Ferracakun, ka vrarë edhe të afërmin e tij, Fatosin ditën e sotme.

Sipas gazetarit, në muajin maj u qetësua situata pasi dy lagjet Kirasi dhe Dobraci patën një “armëpushim”, gjë që zgjati deri në vrasjen e Silvana dhe Boran Bërçamës dhe tanimë grupet kriminale kanë filluar të marrin edhe jetën e të pafajshmëve. 

I plagosuri është qëlluar teksa po mundohej që të ndalonte autorin që të vriste viktimën.  Dje, i thashë edhe kryeministrit që nuk janë zbuluar apo kapur autorët e krimeve në Shkodër. Ky lloj krimi, është vrasje me pagesë. Nuk është më për hakmarrje. Ra përshtypja që në Shkodër u zgjidh gjithçka kur u goditën “Bajrajt”. U qetësua situata në maj, Kirasi dhe Dobraci paten një “armëpushim”. Pastaj ndodhi vrasja e Silvana dhe Boran Bërçamës. Se di pse policia nuk ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në banesat e tyre. Ka kamera atje. Ngjarja që i vuri vulën në Shkodër, ishte ajo e Arjan Ferracakut. Ai nuk ishte i përfshirë fare. Prandaj reagoi edhe opinioni publik. Për mua e njëjta dorë që ka vrarë Arjanin ka vepruar edhe sot. Policia në Shkodër nuk godet dot.

Artan Hoxha, gazetar

Edhe gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno është shprehur se i vrari i sotëm në Shkodër është i pafajshëm madje nuk ka asnjë precedent kriminal. 

Fatos Ferracaku është viktimë e pafajshme. Vrasësi është kthyer për ta qëlluar dy herë. Nga burimet e mia, Fatosi nuk ka asnjë precedent penal. Është tërësisht i pastër. Në momentin kur është qëlluar, ka qënë duke tregëtuar peshk. Madje nuk kishte asnjë dyqan ku të shiste.

Elton Qyno, gazetar

Më tej, Artan Hoxha tha se Shkodra është kthyer në një pikë strehimi për kriminelët dhe për personat që janë shpallur në kërkim, si për shembull Klement Balilin për të cilin thuhet se është parë në qytet.

Ish-drejtori i policisë, Arben Hajdarmataj u shpreh se situata në qytetin e Shkodrës po rëndohet çdo ditë e më shumë dhe se tashmë edhe policia është e pafuqishme për të ndërhyrë për shkak të agravimit të luftës mes bandave. 

Në një lidhje direkte nga Shkodra, ishte edhe korrespondeti Ergys Kavaja, i cili solli detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit, e cila sipas tij riktheu frikën dhe pasigurinë në qytet.

Menduam se mori fund vrazhda e vrasjeve por kjo ngjarje e ditës së sotme ka rikthyer edhe njëherë frikën dhe pasigurinë. Kemi arritur të mësojmë edhe disa detaje nga ngjarja: Autori ka ardhur me motor, ka zbritur dhe e ka qëlluar katër herë në kokë viktimën. Askush nuk i ka identifikuar autorët për shkak të skafandrës me ngjyrë të zezë.

 Ergys Kavaja, gazetar

Më tej, biseda në studio u zhvendos mbi vrasjen e Edision Harizajt në Durrës. Artan Hoxha u shpreh se viktima është qëlluar vetëm me dy predha, njëra prej tyre ishte vdekjeprurëse. Sipas tij, personazhe të rëndësishme në Vlorë janë vrarë në Durrës: "Vrasjet kanë të njëjtën skemë. Edison Harizaj është një emër shumë i madh në Vlorë. Është e vërtetë që ka një konflikt në Belgjikë. Edisoni është goditur nga dy predha. Njëra i ka hyrë me rikoshetë dhe kjo ka qënë vdekjeprurëse për të. Në Vlorë nuk e shihje kollaj."

Gazetari Qyno ka hedhur dyshimet se vlonjati është tradhëtuar nga anëtarë të bandës së tij.

"Informacionin e ka më mirë i joti. Dyshohet se e kanë tradhëtuar nga brenda. Ka qënë informacion i saktë dhe nga brenda. Nëse do ta vrisnin, do t’i vriste më pas,"- tha Qyno. 

Mbi situatën në Vlorë, Hajdarmataj u shpreh se fajtor për situatën e vendit ishte inkriminimi i politikës.

Nga erdhi Ardi Veliu, si u gradua? Unë e kam parë që Agron Xhafaj dhe Ardi Veliu kanë konsumuar kafe. I kam parë kur shërbeja në Vlorë. Krimi e di se kush është drejtori i përgjithshëm. Fryma politike duhet të japë raste kontrete që të tregojë se e ka luftuar krimin. “Kafja” me Agron Xhafajn e kompromenton Ardi Veliun. 

Arben Hajdarmataj, ish-drejtor i policisë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 15/11/2018 13:54

    Ç'jane keta ish drejtues policie kaq karagjoze, burim thashethemesh mor aman? Gjithe shqiptaret pane ish-drejtorin e pergjithshem te policise Kulicaj dhe kupolen e policise duke ngrene dreke me vrasesin e komisarit Dritan Lamaj dhe perseri jeta vazhdoi normalisht per ata bastarde. Njejte edhe per infot qe i jepte Dritan Dajtit. Ndejten ne hije dhe vazhduan te drejtonin policine ne menyre kriminale ku besoj edhe Hajdarmataj i perkiste grupit te çiftelise.

    Përgjigju
  • Tan Dragani: 15/11/2018 11:47

    Ibrahimi e ka ba, 100% e sigurte

    Përgjigju
    • D,d: 15/11/2018 12:24

      Aj sasht nshqipri tash 2 muj

  • Fredi Kokë Glasa: 15/11/2018 08:07

    Respekte pèr ARTAN HOXHÈN ! Gazetar Kurajoz që Nuk trembet nga Kriminelèt e Politikès ! Kurse ti Fredi Lyrashi , je një DOBIÇ me Fat që të gjetën Plakat e Lagjes nëpër Ferra tek Kodrat e Kasharit dhe Fatkeqèsisht tè dorèzuan nè Maternitetin e Lagjes Kombinat Tiranè , qè i ngjan Lagjeve tè Republikès sè Kongos nè Afrikè ! Hahahahahahahahahah! Fredi 'Qytetari' nga Kombinati ! Fredi Mortja!

    Përgjigju
    • Psikiatria: 15/11/2018 15:21

      Faiku ka nevoje per ndihme. Ka nderprere mjekimin dhe mund ti bej keq vetes. Ju lutem na ndihmomi. Shikoni se cfare marrezish shkruan, gjynah.

  • Mir e ka tani: 15/11/2018 08:01

    Mjafton te sekuestrosh kamerat te shpit e tyre dhe e Shikon cfar levizjesh jan ba ate dit ne shpi kush ka hy e kush ka dal . Po nuk Don policia nuk don

    Përgjigju
  • fredi: 14/11/2018 23:53

    kush eshte e njejta dore per ne qe sjemi nga shkodra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!