Athina arrin marrëveshjen përfundimtare për daljen nga programi i ndihmës financiare

Athina arrin marrëveshjen përfundimtare për daljen nga programi i ndihmës financiare

Marrëveshja përfundimtare për daljen e Greqisë nga programi i ndihmës financiare, që pritet të përfundohet nga Eurogrupi në muajin qershor, do të përfshijë gjithashtu çështjen e borxhit, deklaroi sot nënkryetari i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, duke iu drejtuar Komitetit të Parlamentit Europian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare.

Ndërsa, nënkryetari i Parlamentit Europian dhe eurodeputeti i SYRIZA, Dimitris Papadimoulis theksoi nevojën për të zbatuar marrëveshjen tashmë të arritur mbi përfundimin me sukses të daljes nga programi i ndihmës financiare, duke përfshirë strategjinë për rritjen ekonomike, borxhin dhe mbikëqyrjen.

Përsa i përket FMN-së, ai vuri në dukje se , “po punohet në mënyrë konstruktive megjithëse, FMN-ja nuk ka qënë pjesëmarrëse në fondet e programit të paketës së tretë financiare, ajo po merr pjesë në mision si zakonisht”.

“Ne po zhvillojmë diskutime se çfarë lloj bashkëpunimi apo angazhimi do të jemi në gjendje të arrijmë”, përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Braçe: Po delegjitimohen prokurorët siç bënte mafia e Cosa Nostrës, linçimi ka tronditur opinionin publik

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Braçe: Po delegjitimohen prokurorët siç bënte mafia e Cosa Nostrës, linçimi ka tronditur opinionin publik