Atletiko Madrid-Marseille në finalen e Europa League

Atletiko Madrid-Marseille në finalen e Europa League

Atletiko Madrid duke festuar kualifikimin ne finale

Atletiko Madrid-Marseille është finalja e Europa League për këtë edicion. Spanjollët arritën që të kalonin Arsenalin në gjysmëfinale duke e mundur në shtëpi 1-0. Ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në të dytën në Madrid, Atletikos i mjaftoi një gol i Costës për ta dërguar në finale.

Marseille e siguroi finalen vetëm pas kohës shtesë përballë Salzburg. Koha e rregullt u mbyll 2-0 për Salzburg duke e dërguar ndeshjen në shtesë, pasi Marseille kishte arritur në ndeshjen e parë fitore në të njëjtat shifra. Në shtesë, pesë minuta para fundit mbrojtësi brazilian Rolando shënoi golin që dërgoi Marseille në finalen e madhe të Lionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë