ATP: Emrat e 248 pronarëve
që përfitojnë 308 mln lekë të reja
PDF/Lista me emrat e plotë
Pronat e tyre janë zënë nga ndërtime pa leje që janë në proces legalizimi.
Agjencia e Trajtimit të Pronës njoftoi dje se më datë 9 mars 2018 ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 248 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.
Për 248 kërkesat e mësipërme, dokumentacioni i të cilave ka rezultuar në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronës ka shpërndarë fondin financiar në shumën e përgjithshme prej 308.735.019 lekë.
Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim. Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton subjektet se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1748
Lajme të tjera
-
Tirana eliminohet nga Kupa e Shqipërisë, Kukësi për herë të pestë në finale! Vllaznia - Egnatia me shtesë
24 Prill, 20:16
-
Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?
24 Prill, 20:10
-
Gjyqtarja Ardiana Bera jep shpjegime për bilancet negative dhe vendimin për 21 janarin
24 Prill, 20:09
-
Përfundon procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
24 Prill, 20:03
-
Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit
24 Prill, 19:54
-
Rrjeta e çarë e Amnistisë
24 Prill, 19:44
-
Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë të tjerë
24 Prill, 19:42
-
Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt
24 Prill, 19:30
-
Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota
24 Prill, 19:03
-
U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut
24 Prill, 18:50
-
Presidenti Biden nënshkruan ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
24 Prill, 18:50
-
'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal
24 Prill, 18:36