“Aty ku pështyj, nuk lëpij më”, Enca tregon një herë e mirë arsyen e konfliktit me Noizyn

“Aty ku pështyj, nuk lëpij më”, Enca tregon një herë e mirë arsyen e konfliktit me Noizyn

Reperi Noizy dhe këngëtarja Enca Haxhia

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka treguar për herë të parë arsyen e konfliktit të saj me reperin Noizy, i cili u bë shumë viral. E ftuar në emisionin “NIN”, Haxhia tha se reperi ka teeguar mungesë respekti ndaj saj dhe këtë gjë nuk ja toleronte dot.

Kujtojmë që gjithçka nisi kur Enca e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” tha se ishte ‘selfmade’ dhe se suksesin ja dedikonte vetëm vetes.

“Në momentin që mua një person, kushdo qoftë ai, nuk më respekton dhe më hedh poshtë për asgjë, kjo tregon se ne nuk kemi qenë kurrë miq. Dhe unë nuk doja të isha më pjesë e atij grupi. Mesazhi që më erdhi ishte: “Më kërko falje publikisht ose do shkruaj diçka në Instagram”. Replika ime ishte, “Hajde të takohemi, ta flasim këtë gjë nga afër”, por jo të gjithë kanë pjekurinë, inteligjencën dhe dashamirësinë time.

Ndoshta në atë moment unë kuptova, jo që humba një shok, por kurrë se kam pasur një shok. Ishte diçka që u bë shumë e madhe. Thjesht harroje i thashë. Në momentin që ti nuk respekton një femër, ti i tregon të gjithëve që është ‘ok’ ta bësh këtë edhe pse nuk është. Unë jam shumë krenare për sukseset që kemik pasur bashkë por thjesht kaq,”- tha Enca.

E pyetur nëse ka ndonjë mundësi që situata mes dy këngëtarëve të rregullohet Enca tha: “Unë kam diçka, aty ku pështyj, nuk lëpij dot më dhe kështu që nuk besoj se gjërat do të rregullohen ndonjëherë. Unë nuk e kam armik dhe këtë gjë ai e di shumë mirë, thjesht e kam lënë në heshtje.”

 


Lajmi kryesor:

Enca betohet në Zot që nuk ka pasur kurrë të dashur: E virgjër s’jam, pa merak


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës, Rama: Nuk komentoj ata që kanë çështje të hapur, SPAK të vazhdojë drejt! Ka mbështetjen time pa kushte

Sulmet e Metës, Rama: Nuk komentoj ata që kanë çështje të hapur, SPAK të vazhdojë drejt! Ka mbështetjen time pa kushte