'Aty ma lidh gamorin' dhe opozita në hall për shkencën...

'Aty ma lidh gamorin' dhe opozita në hall për shkencën...

Ledi Shamku

Krejt të pabesueshëm, përvecse krejt të parashikueshëm e të paditur! Keni urth për shkencën, o opozitarë?! Vërtet?! E ka fajin ligji ë?! Kqyre kqyre! Domethënë ligji e ka fajin që në vendin tonë, timin dhe tuajin, titujt shkencorë janë bërë t’ia hedhësh qenit e të sheh shtrembër ë?

Po mirë, a t’ju ndërmend veç një fakt? Kur dhe kush e shpalli vendimin se po të mbrosh masterin të shtohet rroga me 100 mijë lekë dhe po të mbrosh doktoraturën me 200 mijë e më?! Ishte dhe para jush kjo shtesë rroge, por ishte vetëm (siç edhe ka sens) për personelin e Institucioneve Shkencore dhe Profesoratin Universitar. Dhe kështu është në gjithë botën. Këndej nga jam unë, doktoraturës i futen vetëm ata që duan të bëjnë karrierë akademike. Dhe doktoratura mbetet vlerë e njëmendtë shkencore!

Juve ç’bëtë kur ishit të pushtetshëm dhe marshalla me oreks? I vutë doktoraturës një çmim, një të ardhur prej 200 mijë lekë në muaj, të cilat “doktori” i merr paçka se ka doktoruar bie fjala për Pulari dhe punon në Zyrën e Gjendjes Civile (apo hajt, ju shihnit pula edhe te civilët thuaj!). I dhatë asaj një çmim dhe i vodhët një vlerë! E varrosët doktoraturën shqiptare dhe me të krejt kërkimin shkencor! E bëtë treg, morët vesh? TREG për dreqin privat dhe të birin publik! ”Hajt edhe nji se u mush!” - ja sistemi shkencor që “sistemuat” për të “sistemuar” sistematikët tuaj!

Nuk e di kur do ta marrë veten, po injoranca juaj mban era kotec, sa herë i hapni “lesën” e ju dalin belbëzime për Dijen!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ledi: 20/12/2018 11:14

    Ledi lere opoziten se ka 5 vite e kusur qe ka ikur nga pushteti, dhe ka ikur sepse I beri gjerat keq dhe populli e denoi me vote. po ju ku jeni? keni 5 vite e kusur ne pushtet madje mbi nje vit me timonin vetem. c'fare keni bere per kete popull, per keta studente, per keta tregtare te vegjel qe perpiqen te nxjerrin ate rroge minimale, per te semuret qe enden dyerve te spitaleve per shendetesine falas? boll te lutem. fajin se ka me saliu. fajin e kane ata qe rrethojne ramen qe skane kellqe sepse ju duhet dhe nje mandate tjeter deputetita kundershtojne ne gjerat qe ben gabim dhe gjithcka po e ben gabim. edhe ai do te denohet nga ky popull qe me voten e tij do ta nxjerri ne opozite pavaresishte se naltmadherise se tij ska per tju rruar fare.

    Përgjigju
  • Vlorë: 20/12/2018 07:26

    Respekte për ju Znj. Shamku, por je treguar e njëanshme sepse të dyja dhe PS dhe opozita juaj(imja jo sepse të dyja si PS dhe PD kan brenda llum plot) kan gisht në varrosjen e sistemit arsimor në Shqipëri. Dhe PS juaj o Zonjë nuk la më drejtorë militant ordiner pa vendosur nëpër gjimnaze, të cilët në provimet e maturës shtetërore ne 2017 (flas sepse atëherë e provova në kurriz të fëmijës tim) hynin në Provime e ju thonin nxënësve kopjoni se kam folur un me këta administratorët dhe nuk ju thon gjë. Dhe nga kjo doli që ata që nuk kalonin dot klasën u rreshtuan në vijën e parë me 9 e 10 njësoj me ata që shtrydhën trutë për 3 vjet. Prandaj të lutem si akademike që jeni mos u tregoni e njëanshme në atë të vërtet që dhe ju e dini shumë mirë, sepse budalleku në atë vend ska emër pushtet dhe opozitë, por ka vetëm emrin e klasës së degjeneruar politike që drejton atë vend pa dallim flamuri.

    Përgjigju
  • נעים בוריציי: 20/12/2018 06:53

    Nje mbrekulli nga stili I shkruemit dhe e analizes.Zonje bravo.Me kujton stilin e te shkrumunit te G.Bakallit.Neto mendyr e te shkruemit e Pater GJ.Fishtes

    Përgjigju
  • Erik: 19/12/2018 22:06

    E qendisur germe me germe.

    Përgjigju
    • Thanas: 20/12/2018 11:14

      Ore Erik apo ai tjetri qe nuk di t'ja shkruaj emrin ne arabisht, mire ajo qe eshte politikane dhe i takon te shkruaj politikisht, po ju cfare jeni? Ne boten e qyteteruar, larg fushatave, opoziten e shan vetem pozita, dhe politikisht. Te tjeret duhen te merren gjithmone me poziten, qe ka marre persiper te qeverise dhe nuk duhet te justifikohet, por te rregulloje gjerat. Perndryshe, jeni edhe ju politikane dhe fshiheni.

  • taku: 19/12/2018 14:00

    Po kjo eshte e vertetea e hidhur e kesaj gjeje qe eshte gatuar ketu dhe opozita krenohet a thua ka qeverrisur ne nje planet tjeter dhe jo ne Shqiperi. Studentet jane ne te drejten e tyre dhe kur te jet numri real qe duhet te jen per studime jo 50% por 100% ti mbuloj shpenzimet shteti. Te vendosen dhe kritere per fillimin e studimeve qe te marri vleren reale ajo diplome qe do paiset ne fund te studimeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin