Audiopërgjimi ‘Babale’/ Basha-Vasili: U munduan t’ua veshin italianëve, Rama të ndiqet penalisht

Audiopërgjimi ‘Babale’/ Basha-Vasili: U munduan t’ua veshin italianëve, Rama të ndiqet penalisht

Basha dhe Vasili

TIRANE- Tre javë pas kërkesës së prokurorisë shqiptare, autoritetet italiane ende s’kanë kthyer përgjigje lidhur me letërporosinë për dosjen ‘Babale’. Report Tv mësoi sot se nga komunikimet e prokurorisë me palën italiane është konfirmuar se përgjigja për audiopërgjimin do të vonojë për disa kohë për shkak të mungesës në kompetencave, pasi nuk dihet ende nëse ekspertimin duhet ta bëjë ministria italiane e Drejtësisë apo Ministria e Brendshme e vendit fqinj. Pas lajmit ka reaguar edhe opozita.  Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se dy muaj u munduan t’ua veshin italianëve, por ata nuk e morën përsipër.

E dëgjuat sot se cfarë bënë me regjistrimin. Dy muaj u munduan t’ua veshin italianëve, kur ata nuk e morën përsipër, tani do të shkojnë ta çojnë në një laborator tjetër, por e kotë është kjo, pasi analizën politike ia ka bërë laboratori i Surrelit, të vërtetën të gjithë njerëzit. Të gjithë e dinë se është regjistrim autentik, vëllai i ministri të Brendshëm vijon që të bëjë trafik. Këta duan të bëjnë budallenj të gjithë Vlorën dhe Shqipërinë, që të mbajnë Fatmir Xhafën

Lulzim Basha

Ndërsa Petrit Vasili kërkoi që Rama të ndiqet penalisht, pasi sipas tij gënjeu për audiopërgjimin.

Rama te ndiqet penalisht se genjeu per audiopergjimin,ç'siklet ka....kryeprokurorja qe s'vepron!? Sot u be publik ne media se audiopergjimi i vellait te ministrit te brendeshem nuk eshte pranuar te verifikohet e ekspertohet nga Italia dhe po kerkohet ne Angli qe t'i behet nje derman.

Kryeministri mashtroi ne menyre ordinere ne 16 maj kur deklaroi publikisht dhe live se e kishte bere vete si verifikimin dhe kishte dale i paster.Lexojeni vete se ç'tha me i rendomti i genjeshtareve, kryeministri i vendit: "Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi, Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik". Kryeministri pra mashtron publikisht dhe ben deklarata,gjoja hetime e verifikime te paligjshme me qellim mashtrimin e opinionit,deformimin e hetimit dhe imponimin e rezultateve te tij. A hap dot hetim Arta Marku para nje faji penal te tille te madh sa nje mal?

Ha ha ha po si mund ta beje kryeprokurorja kete? Mbetet qe kryeministri po te doje mund te hetoje kryeprokuroren e kunderta nuk mund te ndodhe kuuuurre. Sa gjynah kryeprokurorja e shkrete..... Shqiptaret jane shume te qarte qe kane nje kryeminister halabak dhe nje hiç kryeprokurore.

Petrit Vasili

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulqime Basha: 02/07/2018 23:20

    Ky Vasiliqa na prish pune.Me Babolen.e nisem mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët