Audio-përgjimi Biba-Bianku, Basha-Kryemadhi: Skandal, presioni dhe joshja

Audio-përgjimi Biba-Bianku, Basha-Kryemadhi: Skandal, presioni dhe joshja

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

TIRANE-E ndërsa Prokuroria e Tiranës sekuestroi audiopërgjimin e publikuar në një media afër Partisë Demokratike ku janë të përfshirë ish-kreu i KQZ-së Denar Biba dhe gjyqtari i Strasburgut Ledio Bianku, opozita, PD dhe LSI kanë vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit të vendit Edi Rama. Basha akuzoi sot se Rama dërgoi emisarët në Strasburg për të joshur dhe kërcënuar gjyqtarin që të marrë krahun e qeverisë për cështjen e pronave.

Skandali i Strasburgut, ku Rama dërgoi emisarët për të joshur dhe kërcënuar gjyqtarin që të marrë krahun e qeverisë, që të ndalohen proceset, imagjinoni se cfarë presioni u bëhet prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë që të mbyllin dosjet, që të mos ndëshkojnë bandat e lidhura me Ramën. Imagjinoni presionin që u ushtrohet komisionerëve të Vettingut, që vijnë nga paradhoma e Ramës, që janë kontingjente kriminale. U bëhet presion që të mbahen në sistem gjyqtarë me damkë, nga Dvorani, te Hallunaj me shokë. Shqipëria është në prag të katastrofës.

Lulzim Basha

Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagoi për herë të parë duke e cilësuar si skandaloz dhe shantazh që iu bë gjyqtarit. Ajo e cilësoi Ramën si të çmendur dhe të kapur që po shkatërron çdo segment të shtetit shqiptar.

Besoj të gjithë e keni dëgjuar videopërgjimin skandaloz të presionit që ushtrohet ndaj gjyqtarit të gjykatës së Strasburgut, pra kur merr guximin për të shantazhuar gjyqtarin e Strasburgut që tu vjedhë pronat shqiptarëve mendoni se çfarë mund të bëjë ai me Reformën në Drejtësi, çfarë mund të bëjë ai me institucionet, dokumentacionet e hipotekave apo dhe proceset e legalizimeve. Mendoni se çfarë mund të bëjë ai me pronën, jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve. Prandaj sot është alarm i madh sepse një i çmendur dhe një i kapur po shkatërron çdo segment të shtetit shqiptar, por mbi të gjitha po kërkon të shkatërrojë dhe atë pak histori që shqiptarët e kanë shkruar me jetë.

Monika Kryemadhi

Partia Demokratike dhe vetë kryeopozitari Lulzim Basha akuzuan se Biba ka vepruar me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi. Çështja e pretenduar nga Partia Demokratike, ka lidhje me dosjet e dërguara nga ish-pronarët në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. PD pretendon se qeveria shqiptare kërkoi nëpërmjet ndikimit tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, që të gjitha rastet e dërguara nga Shqipëria që kishin lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave të pezulloheshin ose të shtyheshin, deri në miratimin e një ligji pasi vendimet e Strasburgut do të ndikonin tek gjykatat shqiptare duke e vendosur qeverinë shqiptare mbi barrën e dëmshpërblimit. Por, deri më tani, në akuzat e artikuluara nga PD dhe në audio-përgjimin e publikuar, nuk ka në asnjë rast një provë të qartë që të tregojë se nënkryetari i KQZ-së, kërcënon apo shantazhon Ledi Biankun për të ndikuar tek Spelmann. Prokuroria e Tiranës sekuestroi sot audiopërgjimin e publikuar në një media afër Partisë Demokratike ku janë të përfshirë ish-kreu i KQZ-së Denar Biba dhe gjyqtari i Strasburgut Ledio Bianku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 31/08/2018 17:30

    O kara*** Monik po ajo video e Metes me Priftin si tu duk pse nuk komentove njeher?A bllok a bllok...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Po rriten pensionistët por jo pensionet

Po rriten pensionistët por jo pensionet