Audiopërgjimi me gjyqtarin e Strasburgut, Denar Biba: Ledi Biankun e kam mik, biseda e manipuluar

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, në një konferencë për mediat, ka sqaruar një bisedë të publikuar në media, mes tij dhe gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku. Biba ka thënë se biseda e publikuar në formën e audiopërgjimit, është e prerë dhe e manipuluar, duke u shkëputur nga konteksti për t’ja servirur ndryshe publikut.

I akuzuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha se shantazhoi gjyqtarin Bianku me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, për të ndikuar tek kryetari i Gjykatës së Strasburgut, Biba thotë se PD ka për detyrë ta publikojë bisedën të plotë. Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot nënkryetar, ka thënë se me gjyqtarin Bianku ka lidhje familjare, por në asnjë rast s’ka kërkuar ndikimin e tij në Strasburg.

Denar Biba, nënkryetar i KQZ

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi nënkryetarin e KQZ-së Denar Biba, se shantazhoi gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku që ky i fundit të ndikonte tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, me qëllim që të ndihmonte qeverinë, kundër interesit të popullit shqiptar. Sipas PD-së, Biba ka vepruar me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi. 

Çështja e pretenduar nga Partia Demokratike, ka lidhje me dosjet e dërguara nga ish-pronarët në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. PD pretendon se qeveria shqiptare kërkoi nëpërmjet ndikimit tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, që të gjitha rastet e dërguara nga Shqipëria që kishin lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave të pezulloheshin ose të shtyheshin, deri në miratimin e një ligji pasi vendimet e Strasburgut do të ndikonin tek gjykatat shqiptare duke e vendosur qeverinë shqiptare mbi barrën e dëmshpërblimit. Por, deri më tani, në akuzat e artikuluara nga PD dhe në audio-përgjimin e publikuar, nuk ka në asnjë rast një provë të qartë që të tregojë se nënkryetari i KQZ-së, kërcënon apo shantazhon Ledi Biankun për të ndikuar tek Spelmann.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dinari: 28/08/2018 22:21

    Cdo gje qe lidhet me krimin dhe politiken eshte e manipuluar dhe e keqperdorur, ky eshte argumenti i te gjithe horrave qe kapen me presh ne dore. Biseden kush e rregjistroi o Dinar? Ky miku jot qe te nxorri bojen? Si nuk keni turp dhe nuk u ngopet o maskarenj. Bileten kush ta preu dhe perse vajte atje? Kesaj pyetje i pergjigjesh dot? Nese ke argumenta bindes se ke qene per motive zyrtare pune, per arsye shendetesore, arsye familjare ne rregull, por ne mungese te ketyre sot prokuroria duhej te kishte prere flete arrestin. Po kush ta presi? Arta Marku & Co qe prene ne bese gjithe kete popull. Mos u merzit o i pacipe, cudia me e madhe per kete popull te fjetur 3 dite zgjat. Do harrohet dhe ky krim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë