Aurel Thëllimi “dehet nga dashnia”, ja me kë është dashuruar këngëtari

Prej pak javësh ai ka publikuar klipin më të ri të këngës “Jam bo tap” i cili është pritur mjaft mirë nga publiku. Aurel Thëllimi ka rrëfyer në emisionin “Rreze Dielli”Report TV se është “i dehur” nga dashuria dhe se këtë ka dashur ta përcjellë edhe përmes këngës së tij më të fundit.

Njerëzit nuk dehen vetëm nga alkooli, por edhe një fiksim. Unë gjithmonë me miqtë e mi them se ndjenja është më e fortë se logjika, shumë njerëz thonë të kundërtën. por koha ka treguar që ka dalë fjala ime. Ja kam vënë unë titullin "Jam bo tap" sepse më pëlqen që ta them në këngë, atë që ndjej brenda vetes, që kënga të ketë 70 % nga gjendja ime aktuale. “Jam bo tapë” nga dashnia. Është ndjenja më e bukur që provon njeriu, që mund inteligjencën dhe gjykimin.

Aurel Thëllimi, këngëtar

Por baritoni i Teatrit të Operas dhe Baletit që nga publiku i gjerë njihet për këngët e shumta të muzikës së lehtë, e tashmë edhe popullore, tregoi se personi me të cilin është “dashuruar” në këto momente, është pikërisht vetja e tij.

Në këto momente kam filluar të jem pak më egoist, të përqëndrohem më shumë tek vetja, ta dua edhe më shumë. Kam filluar që të shoh se çdo ditë që kalon, dua të jem më i realizuar, nuk dua të më ikë asnjë ditë pa e shfrytëzuar.

Aurel Thëllimi, këngëtar

I rritur mes një ambjenti artistik si ai i Korçës mes emrash të mëdhenj të muzikës së lehtë, Thëllimi u spikat që në moshë të vogël për talentin e tij. Në moshën 5 vjeçare ai interpretoi një pasazh në operën “Liceistët” të vënë në skenë nga kompozitori korçar Josif Minga. Që nga ai momenti nisi të marrë pjesë në festivalet e fëmijëve dhe në dy festivale kombëtare në Shkodër.

1/2
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta para bashkisë ditën e nesërme, policia njofton masat që do ndërmerren

Tiranë, protesta para bashkisë ditën e nesërme, policia njofton masat që do ndërmerren