Australi/ Shqiptari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, vrasësi vjedh makinën dhe kanabisin (VIDEO)

AUSTRALI- Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së tij në Para Vista, në veri-lindje të Adelaides.

Gjatë kontrolleve në banesën e shqiptarit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, policia zbuloi kanabis që sipas tyre mund të jetë edhe shkaku i vdekjes.

Besohet se vrasësi para se të largohej nga shtëpia e shqiptarit vodhi një sasi droge nga makina e tij, me të cilën u arratis nga skena e krimit. Më pas, automjeti u gjet i braktisur në një rrugë aty pranë.

Të pyetur nga policia fqinjët thonë se kurrë nuk kishin dyshuar për ndonjë aktivitet ilegal të 46-vjeçarit shqiptar.

Perdet e tij rrinin gjithmonë të mbylluara dhe dukej sikur atje nuk  po ndodhte asgjë. Megjithëatë nuk dyshonim për gjë pasi ai ishte shumë i rregullt dhe i qetë.

Fqinjët

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot