Austriakët nisin gërmimet arkeologjike në Shqipëri, projekt madhor për lumin Vjosë

Kontributi austro-hungarez në arkeologjinë shqiptare ka nisur I shekull më parë. Por sot u bën bashkë në një tryezë arkeologë shqiptarë edhe austriakë, jo vetëm për të kujtuar këtë bashkëpunim, por edhe për të rifilluar zbatimin e tre projekteve konkrete.

Projekti i parë do të zhvillohet në kalanë e Kaninës, ku përveçse restaurimit dhe mirëmbajtjes do të ketë një vëmendje të veçantë mbi gërmimet arkeologjike. Projekti i dytë do të jetë në një zonë antike pranë Apolonisë. Ndërsa, projekti madhor do të zgjatë 5 deri në 10 vite dhe do të shtrihet në luginën e Lumit të Vjosës.

Drejtoresha e Institutit Austriak të Arkeologjisë, Sabine Ladstatter, flet për rëndësinë e këtij bashkëpunimi të rëndësishëm

Është hera e dytë që ndodhem në Shqipëri. Herën e parë kemi biseduar me kolegët tanë të institutit të Arkeologjisë për disa bashkëpunime, midis Austrisë dhe Shqipërisë. Bëhet fjalë për tre projekte konkret, i pari bën fjalë për kalanë e Kaninës, restaurim edhe mirëmbajtje, i dyti në një qytezë të vogël antike pas Apolonisë. Ndërsa, projekti i tretë është gjigant, bën fjalë për të gjithë gërmimin edhe hulumtimin e shtratit të lumit të Vjosës.

Sabine Ladstatter, Drejtoreshë e Institutit Austriak të Arkeologjisë 

 

Qëllimi kryesor i të gjithë bashkëpunimit është promovimi i Shqipërisë edhe i thesareve arkeologjike që ndodhen në Shqipëri. “Mendoj se kështu Shqipëria do të prezantohet edhe më denjësisht në Europë”, u shpreh Sabine Ladstatter. 

Për zhvillimin e këtyre projekteve do të punojnë gjithmonë dy akademikë shqiptarë edhe dy austriakë. Drejtori i Institutit të Arkeologjisë Shqiptare e konsideron këtë projekt shumë të rëndësishëm.

Dita e sotme është një fazë shumë e rëndësishme për arkeologjinë shqiptare, se ne futemi në një projekt të përbashkët që ka rëndësi të veçantë, për mënyrën, zonën, metodologjinë, por edhe zonën se ku do të zhvillohet. Është fjala për projektin e madh, që lidhet me luginën e Vjosës, duke kërkuar gjithë potencialin arkeologjik. Natyrisht kjo nuk do të bëhet në një zonë të paeksploruar më parë, por gjithsesi mënyra bashkëkohore do të na jap elemente që do të ndikojnë dukshëm për të qenë më afër këtyre monumenteve në ditët tona. Përveç kësaj projekti i ri përmbledh edhe Kalanë e Kaninës, që do t’i rikthehet edhe njëherë gërmimeve pas një ndërprerje 50-vjeçare. Në bashkëpunimet tona jep kontributin e tij edhe shteti shqiptar. Por asnjëherë edhe nga partnerët tanë nuk është parë me një lloj barazie investimi që do të bëhet.

Luan Përzhita, Drejtori i Institutit të Arkeologjisë Shqiptare

Përzhita shton edhe se si do të ndikojnë këto gërmime në Lumin e Vjosës. “Këto studime do të bëhen në periudha të caktuara. Por ajo do të jetë një kërkim në të gjithë luginën që do të fokusohet në dokumentacionin e dokumenteve. Lugina përfshin Apoloninë, zonën e Tepelenës, Shushicës etj. Do të shikojmë një territor, i cili na jep të dhëna mbi atë që ka ndodh mes bregdetit edhe zonave të brendshme, si kalohej, rrugët e kalimit, duke e nisur që nga periudhat e hershme prehistorike, 7000 vjet para erës sonë, duke ardhur deri në principatën e Arbërit”, tha më tutje Luan Përzhita.

Ndërsa, Neritan Ceka teksa foli për kontributin të atit, arkeologut Hasan Ceka, në ditët që Shqipëria nuk kishte as bukë të hante, shtoi edhe se sot arkeologët e rinj përfundojnë pa punë.

Ku jemi? Jemi në konsumimin e thërrimeve të kësaj pune, të këtij aktiviteti, jemi një mjerim i arkeologjisë së viteve të lulëzimit të saj, pavarësisht nga rendi politik. Muzetë arkeologjik, siç është Muzeu Kombëtar nuk është prodhim i komunizmit, por i kësaj ideje austro-hungareze. Arkeologjia, që lidhet me shkollën edhe historinë e vendit, synon që të jetë një disiplinë historike, jo shkencë me vete, edhe e peshave, apo vetëm e origjinave. Por një shkencë që plotëson historinë, që asnjë histori nuk mund ta jap pa monumente edhe pa arkeologjinë, pa gjurmët materiale. Një vend i varfër, unë dua që t’i përjashtoj të gjithë ambientet politike, por nuk mund ta harroj, që në vitin 1948, kur s’kishte as ura, as xhama, as bukë për të ngrënë u gjetën disa burra, që ishte Aleks Buda, Eqerem Çabej, Hasan Ceka etj., që krijuan institutin e Shkencave (1947). Në 1948 nisi ekspedita e parë arkeologjike që kishte 30 punëtorë, e paimagjinueshme. Në 1948 u bë muzeu i parë arkeologjik shqiptar, etnografik, ishte arkeologji në sensin e mirë. Kemi  idenë se prodhojmë arkeologë të papunë qëkur dalin nga puna. Kjo është ftesa që u bëj kolegëve austriak, që i sheh në terren qëkur dalin nga shkolla.

Neritan Ceka, Arkeolog

Gjatë këtij aktiviteti u prezantua edhe një ekspozitë fotografike, që kishte në fokus tre zonat në të cilat do të zhvillohet projekti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce