Automjete që bllokojnë korsinë e shpejtësisë, trendi i ri i shkelësve në rrugë që po bëhet burim aksidentesh (VIDEO)

Herë pas here Policia Rrugore publikon video të shoferëve 'pilot' që thyejnë limitet e shpejtësisë në 'autostradën' Tiranë – Durrës, duke vënë në dukje këtë fenomen dhe apelin për shkak të rreziqeve që mbart. 

Por një fenomen tjetër që haset në këtë rrugë janë dhe shoferët që ecin me shpejtësi të ulët në korsinë parësore, atë të shpejtësisë, duke u bërë shqetësim për një pjesë tjetër të cilët janë të detyruar të bëjnë parakalime në kundravajtje të Kodit Rrugor. 

Në një video që një qytetar ka publikuar në internet shihet sesi brenda pak sekondash ai bën parakalime të ndryshme sa majtas, djathtas për të arritur në destinacion, duke riskuar një aksident të mundshëm në një segment autostrade ku çdo gabim në timon përkthehet në një rrezik serioz për jetën. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 15/11/2018 16:40

    Qarkullimi ne vidio eshte normal makina me kamera ka parakaluar ne krah te kundert me shpejtesi mbi normen e lejuar

    Përgjigju
  • Taqka: 15/11/2018 14:47

    Kjo që thoni ju është ose shumë e rrallë, ose nuk ekzisyon fare. Shumica e atyre ecin në Korsinë e shpejtësisë, nuk mund të ecin mbi 90 km/h, dhe ata pas këtij nuk kanë çfarë kërkojmë hapje krahu, siç nëjnë zakonisht.

    Përgjigju
  • tamam: 15/11/2018 13:12

    Burimi i aksidentit eshte personi qe ka bere kete video. Nget ne menyre shume te cregullt me levizje midis korsive ne menyre shume te rezikshme. Nqs makinat para tij jane ne korsine e shpejtesise dhe ecin me shpejtesi reth 90km/ore, nuk kane pse hapin krahun per keta kamikazet me shpejtesi ne nje ruge ku mezi shihet e ku rezikon jeten duke ecur shpejt diten e jo me naten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota