Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare: Tregjet ende të brishta, edukimi financiar kyç për zhvillimin

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare: Tregjet ende të brishta, edukimi financiar kyç për zhvillimin

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare

Tregjet financiare jobankare vijojnë të mbeten të brishta dhe rritja e tyre kërkon njëkohësisht edukim të publikut, rritje të besimit por mbi të gjitha objektiva të qarta. Ishte ky theksi që vuri Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare Ervin Koçi në Konferencen Kombëtare “Edukimi Finanicar” të organizuar nga insitucioni që ai drejton.

“Konferenca që ne po zhvillojmë sot, është fillimi i një dialogu të përbashkët me stafet akademike, ekspertë të tregjeve financiare jobankare dhe organizma që veprojnë në treg për të përcjellë ide të reja në përballimin e sfidave me të cilat ndeshen tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së. Ky dialog i hapur sot do të na ndihmojë të kemi një pasqyrë më të saktë të tendencave dhe përvojave më të mira në zhvillimin e tregjeve financiare jobankare.

Dua të theksoj këtu se në bashkëpunim me ekspertë e specialistë të fushave, AMF hartoi një Strategji 5-vjeçare zhvillimi, me synimin për t’i kthyer tregjet tona të brishta, në tregjet me ecurinë më pozitive dhe si tregu financiar jobankar më i konsoliduar në Ballkanin Perëndimor” tha Koçi. Kryetari i Bordit të AMF-së, Pajtim Melani tha se edukimi financiar është investimi më i sigurtë për një rritje ekonomike afatgjatë. Ai ftoi kompanitë financiare të investojnë më shumë në promovimin e edukimit financiar.

Konferenca u përshëndet edhe nga Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar,  Zamira Gjini, e cila theksoi se për Ministrinë e Arsimit edukimi për sipërmarrjen është ndër drejtimet e rëndësishme të punës së tyre. Ajo theksoi se në bashkëpunim me AMF-në “ne sot po vendosim disa prioritete të reja për të lidhur edukimin e sipërmarrjes dhe zhvillimin e karrierës për studentët me tregun e punës”.
Në përfundim të konferencës, Autoriteti dhe shoqatat e tregjeve nën mbikëqyrje, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve Private dhe Fondeve të Investimit, si dhe Shoqata e Tregtimit të Titujve në Shqipëri shpërndanë çmime të ndryshme për punimet më të mira të studentëve.

Çmimet lidheshin me kontrata punësimi në shoqëritë që veprojnë në tregjet nën mbikëqyrje, mundësinë e intershipeve apo dhurimin e pajisjeve dixhitale për studentët. AMF synon që kjo konferencë me studentët të shndërrohet në një aktivitet të përvitshëm duke i shërbyer edukimit financiar dhe përfshirjes më të madhe të të rinjve në tregjet nën mbikëqyrje. Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja