Autobusi i Kamzës del nga rruga, babë e bir në trotuar, plagoset djali (VIDEO-FOTO)

TIRANË- Autobuzi i Kamzës ka dalë nga rruga duke lënë të plagosur një djalë të vogël. Burime për Shqiptarja.com dhe Report Tv bëjnë me dije se djali i vogël ishte duke ecur në trotuar bashkë me të atin. Babai i djalit arriti të shpëtonte pa dëmtime, ndërsa i mituri është përplasur dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka përplasur djalin, autobusi më pas është përplasur me katin e parë të një banese dykatëshe, ku edhe ndodhej një dyqan këpucësh duke shembur murin e tij. 

Mësohet se shoferi i mjetit është shprehur se në momentin e aksidentit nuk ka mundur të kontrollojë dot mjetin dhe për këtë arsye ka ndodhur edhe përplasja.

Megjithatë nuk hiqet mundësia se përplasja ka ardhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara në qytet apo që shoferi i mjetit që mund të ketë qënë në gjendje të dehur dhe për këtë arsye ka shkaktuar edhe aksidentin. Aksidenti ka ndodhur në qendër të Kamzës, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe qytetarët e zakonshëm.

Policia ka zbarkuar në vendngjarje ka marrë dëshmitë e pasagjerëve dhe kalimtarëvë të shumtë si dhe kamerat e sigurisë dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanve të plota të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit