Avioni arab bën ulje emergjente të frikshme, me 'hundë' në pistë/VIDEO

Avioni arab bën ulje emergjente të frikshme, me 'hundë' në pistë/VIDEO

Avioni arab gjatë uljes në pistë

Një avion pasagjerësh u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi rrota e përparme nuk arriti të aktivizohej duke shkaktuar që avioni të rrëshqiste përgjatë pistës.

Ulja u bë pa rrotat e para të tij, pasi kishte probleme teknike me pjesën e përparme të avionit.

Avioni i Arabian Airlines, i cili mbante 141 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit në bord, ishte sjellë përreth pistës për një kohë të gjatë, pasi kishte pësuar një mosfunksionim në sistemin hidraulik.

Bëhet e ditur se avioni që ishte duke udhëtuar nga Medina në Dhaka të hënën, është detyruar të devijonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdulaziz në Jeddah përpara se të bënte ulje të frikshme.

Videoja tronditëse tregon lëvizjen e avionit me pjesën e tij të përparme në pistë dhe flakë qq u shkaktuan nga rrëshqitja në pistë, ngjarje e ndodhur rreth orës 10:30 të orës lokale.

Zëdhënësi i Agjencisë Saudite Arabe, Abdurahman Al-Tayyib tha: “Piloti bëri disa përpjekje por nuk arriti të korrigjojë mosfunksionimin me pajisjen e përparme të uljes. Më pas, Airbus 330 bëri një ulje emergjente me ‘hundë’”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump