Avniu, gazeta shpërndarësi
prej 50 vitesh rrugëve të Elbasanit

Avniu, gazeta shpërndarësi<br />prej 50 vitesh rrugëve të Elbasanit<br>
Avniu, është një burrë i thyer në moshë, i lindur ne fshatin Hajdaran të Elbasanit. Një ish-oficer ushtrie i kohës së regjimit komunist i cili u shkarkua nga detyra dhe menjëherë pas kësaj mori goditje të rëndë shpirtërore dhe psikologjike. E përditshmja e Avniut është e lidhur me shtypin e shkruar.

Shpërndarjen dhe shitjen e shtypit të ditës në  rrugët e Elbasanit pa harruar të dërgojë gazetat në spitalin e këtij qyteti. Paçka se shpeshherë mungon mirënjohja dhe një falënderim për atë që ai bën, Avniu nuk heq dorë nga kjo rutinë e cila e shoqëron prej shumë vitesh.

Del në qendër të qytetit, pret shtypin e ditës që mbërrin nga Tirana dhe fillon shpërndarjen. Ndonëse “i pashpërblyer”,  ashtu siç duhet ai nuk  ndalet të vazhdojë ta bëjë atë punë, ose siç e quan ai “detyrimin e tij moral dhe shoqëror”.

Nuk kemi orar për nisjen e ditës. Gjumin bëjmë copa-copa sepse flemë në terren. Kam mbi 50 vite që e çoj gazetën atje. Pavarësisht që nuk më paguan askush e çoj gazetën me vullnetin tim”, thotë Avniu.

Kur e pyet për familjen, Avniu flet shumë pak dhe ato pak gjëra që thotë,janë  të mjegullta. Njeriu tashmë I kthyer në simbol të shpërndarjes së shtypit në Elbasan rrëfen përse jeta e tij rrokulliset rrugëve të këtij qyteti.

Jetën në fëmijëri e kam bërë shuam të vuajtur. Jam rritur në mëshirë të fatit, prandaj bëra punë objektivisht, punova e kurseva 50 vite për të pasur një shtëpi, por nuk më lan. Mbeta i dyshimtë gjithë jetën duke qen njeriu i vërtetë, punëtorë kursimtarë nikoqir, që dhe shtetit ti jap punën time dhe unë të marr atë që meritoj”, thotë Avniu

Nga bashkëbiseda me Avniun mësojmë se ishte koha e Regjimit Komunist, kur Avniu u mor nga “rruga” dhe u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Kundër dëshirës së tij, ai u shtrua atje si i sëmurë mendor. Si për të vërtetuar që ishte diagnostikuar gabimisht dhe gabimisht u shtrua në atë spital, Avniu nuk u nda nga puna, ndonëse vullnetare.

Kjo ishte zgjidhja e vetme për të dalë jashtë atyre mureve që si duket, ja zinin frymën. Në njëfarë mënyre ai u vetëpunësua dhe doli nga Spitali. Mungesa e një strehe e detyroi të jetonte në “rrugë”. Si banesë, zgjodhi ambientet para Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, sepse vetëm aty ndihet i mbrojtur.

Nuk e kam emrin siç thonë gazetarët endacak. Endacak quhet ai që shëtit fshat më fshat, apo qytet më qytet në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Unë jam në një qytet në mesin e Shqipërisë, nuk kam pse quhem endacak. Unë njeri jam si gjithë të tjerët. Nga jeta më kanë ngelur shumë pengje. Që nuk u martova nuk u gëzova, nuk lash trashëgimtarë. Kush ma bëri këtë? Shoqëria e Qeveria e atëhershme. Pse të jem i dyshimtë unë kur jam punëtorë e kursimtarë. Nga shteti kërkoj të më kthejë parat mua, e mos tu japë burgaxhinjëve para nga fondi i shtetit e shoqërisë, por të më kthejë mua paratë që i kam me djersën e ballit”, Tregon Avniu.

Një njeri me perspektivë, i informuar, i ditur, njeri punëtor, njeri i të gjithëve. Nuk e quan veten të pafat, por fajëson veten që nuk është i zoti të vetëmbrohet. E do jetën, do jetën e  drejtë, jetën që ngrihet me sakrifica. Edhe Avniu ka ëndrra, ndonëse në këtë moshë të thyer.

Ka pengje që kanë lënë gjurmë  në jetën e tij…

[gallery]24220[/gallery]


Redaksia Online 
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë