Axhenda
Rally Albania 2012

Axhenda <br />Rally Albania 2012

Nga data 8-15 qershor do të zhvillohet gara e shumëpritur Rally Albania 2012, duke përshkruar shumë kilometra në peisazhet më piktoreske të vendit nga Jugu në Veri. Gara do të startojë në Tiranë më datë 8 qershor për të vazhduar me itinerarin në Shkodër- Korçë-Himarë-Fier dhe për të përfunduar në Tiranë më datë 15 qershor. Në garë do të marrin pjesë 320 garues nga 22 shtete të botës, duke filluar nga Gjermania, Anglia, Hollanda, Spanja, Greqia etj. Organizatore e eventit është Julinda Dhame. Në program janë mijëra kilometra të cilat do të vendosin për emrin e fituesit për këtë edicion.

Axhenda. Rally Albania 2012

Dita 1, (e premte, 8 Qershor)
Nisja bëhet në qendër të Tiranës, ekipet do të thirren për të realizuar një kontroll teknik në prani të përfaqësueve zyrtarë të të gjithë ekipeve që marrin pjesë.

Dita 2, (e shtunë, 9 qershor)
Faza e parë konkurruese do të drejtohet nga Tirana për në Razmës, në qarkun e Shkodrës.

Dita 3, (e diel, 10 qershor, Fshati Razmës)
FAZA E PARË, 230 km.
Do të jetë një fazë që do të zhvillohet nëpër zonën malore në veri-perëndim të vendit.

Dita 4, (e hënë, qershor 11)
FAZA E DYTË, 450 km.
Kjo do të jetë një fazë lineare shumë e gjatë, do të fillojë në fshatin Razëm.

Dita 5, (e martë, 12 qershor-Voskopoja)
FAZA E TRETË, 150 km.
Kjo fazë do të zhvillohet në qarkun e Korçës.

Dita 6, (e mërkurë, 13 qershor-Himarë)
FAZA E KATËRT, 420 km.
Gara do të zhvillohet ndërmjet zonës malore ekstreme lindore deri në bregun e detit Jon në perëndim për t’u mbyllur në Himarë.

Dita 7, (e enjte, 14 qershor) Pushim në bregdetin e Jonit.

Dita 8, (e premte, 15 qershor-Mbyllja)
FAZA E PESTË, 380 km.
Gara është në program nga Fieri duke përfunduar në Tiranë pas disa terreneve relativisht shumë të vështira.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor