POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Azem Hajdari nuk është heroi im!

Azem Hajdari, ish-deputet i PD

Në ditët e fundit, duke marrë shkas nga përvjetori i 20-të i vrasjes së deputetit të PD-së, Azem Hajdari, u bënë aq shumë manifestime dhe përkujtesa, sa që mund të mendoje se gjithçka në këtë muaj vjeshte është e lidhur vetëm me emrin e tij. Ish presidentë dhe presidentë, ish kryeministra e shefa qeverie, ministra e sejmenë, të urtë dhe të çartur, të hedhur tej dhe të futur rishtas në politikë, njerëz që kanë pasur miqësi me të dhe të tjerë që thanë, “na u lirua një vend”; ata që e kanë mallkuar dhe që e kanë dashur, ata që e përbuzën sa ishte gjallë dhe që fërkuan duart pas vdekjes; ata që e quajtën sharlatan dhe spiun i sigurimit të shtetit dhe ata që e deshën përnjëmend, familjarë e të largët, të gjithë u ndalën, në atë shumësi sa ishin, për t’u betuar, për të shenjuar një luftë të re, kësaj radhe me çdo çmim, edhe pse çmimi që pagoi Hajdari ishte tepër i lartë për të dhe familjen e tij.

Mbrëmë në darkë, duke hyrë 14, pra dita e sotme, disa do të kujtojnë grushtin e shtetit që desh realizuan, disa do të kujtojnë se si arkmorti i shkretë u përdor si dash i mesjetës për të shembur dyert e Kryeministrisë; dhe, vetëm më të afërmit do të kujtojnë se si ky arkmort u braktis në shkallët e qeverisë, sapo u dha “kushtrimi” se u rrëzua qeveria dhe se si, thujase asnjëri nga këto që derdhin lotët e shumtë sot, nuk ishte në aktin e varrimit të të ndjerit.

Nuk ishte as Berisha, që mori urdhrin për të futur bishtin ndër shalë, dhe, si nuk e kishte pritur, për të kthyer prapsht taborret që çirreshin “duam babë Saliun”, nuk ishte as ai Spahia i legalistëve, që u bë pjesë e një pakti republikan; nuk ishte, jo që jo, Basha, që asaj kohe mund të ishte duke llogaritur punët në Rinas; nuk ishte as Meta që po i drejtohej postit të zevendeskryeministrit; nuk ishte as Kryemadhi, sepse atëherë Azemi ishte njeriu i rrezikshëm i tyre, të cilin, megjithatë, herë pas here, e përdornin si top, majtas e djathtas…; nuk ishin e nuk kishin se të ishin as këta pinjollët e rinj të pëdëistëve, që tani rrahin gjoksin dhe duan të bëjnë një “revolucion të vonuar pëdëist”.

Më 14 shtator Azemin, deri tek shkallet e qeverisë, e përcollën qindra vetë; në krye të tyre ishte Izet Haxhia, që nuk e dinte se duke shkuar drejt shkallëve të qeverisë me këtë arkmort, po i përgatiste një të tillë jetës së tij; ndërsa, nga shkallët e qeverisë dhe deri tek vendpushimi i fundit, e përcollën vetëm miqtë tij të ngushtë, që, pavarësisht se si e kishin njohur atë, ndjenin dhimbje./Dita/

l.q.
Komento

Komente

  • Fredi: 14/09/2018 23:02

    Nuk eshte heroi i askujt ne shqiperi dhe kosove, me perjashtim te atyre qe ju leverdisi vrasja e atij rrugaci. Mund te jete dhe deshmori i Stresit meqe i jati grabiste ne 97 argjendarite me furgonin e bardhe ne tirane, ose kur xhaxhai i la kockat ne shkallet e komisariatit qe sulmoi. Te gjithe jane hipokrite sepse e dine shume mite qe cfare bente dhe kush ishte ne te vertete Azem Hajdari. Qe nga Fiati Tipo me xhama te zinj qe kishte vene ne dispozicion te dashnores dhe deri tek fikja e drita e neper qytete kur kalonin maunet kontrabande. Njerezit dhe ata me te rinjte duhet ti dine keto gjera te verteta se eshte bashkuar m*ti me buken bashke. Tregojuni qe nuk diten as ta varrosin, por sic ishte horr ashtu e lsne ne mes te rruges nga frika. Tregoni qe pjestare aktive me arme te grushtit te shtetit ishin kosovaret e FARK-ut te Bukoshit dhe Rugoves qe rrinin tek Bar Dardania. Kjo eshte histori dhe jo kenget e Arkimed Sali Lushes.

    Përgjigju
    • bledi 1: 16/09/2018 01:00

      uou shume me detaje edhe me vend

  • Deputeti: 14/09/2018 22:46

    azemi thjesht mund te mbetet hero i pd kukesit/Hasit

    Përgjigju