Tritol në banesë, babai i drejtorit të OSHEE për 'Report Tv': Fëmijët u tmerruan, mezi i sollëm në terezi

Tritol në banesë, babai i drejtorit të OSHEE për 'Report Tv': Fëmijët u tmerruan, mezi i sollëm në terezi

Babai i drejtorit të OSHEE-së

Pas shpërthimit të tritolit në Krujë, në banesën e drejtorit të OSHEE për Fushë-Krujën Besnik Masha, për ‘Report Tv’ ka folur babai i tij Xhavit Masha.

Në momentin e shpërthimit, ai është shprehur se ka qënë në oborr bashkë me bashkëshorten e tij dhe se të rriturit nuk ishin të frikësuar por fëmijët ishin shumë të trembur.

Unë isha në shtrat. Për dy minuta dolëm jashtë, se mori gruaja disa rroba dhe në momentin që shpërtheu tritoli ne ishim parakolpi i makinës. Dola në sekond jashtë. Por rrugica ishte bosh. Ne nuk na gjeti gjë. Po fëmijët u tmerruan, mezi i sollëm në terezi.

Xhavit Masha, babai i drejtorit të OSHEE


Lajmi kryesor:

VIDEO/Tritol banesës së drejtorit të OSHEE-së për Fushë-Krujën (Detaje+EMRI)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’