'Mos u largo se i ke në Lushnje', Fatos Latifi: U frikësova, mora në telefon Tanin

I ftuar në emisionin ‘REPOLITIX’, është edhe babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi, djali i të cilit u vra më 11 tetor të vitit të kaluar së bashku me Jurgen Hoxhën.

Në studio Latifi është shprehur se para se të vinte për në emision, ka marrë një telefonatë e cili i kërkonte që mos shkonte në emision pasi vrasësit e të birit ishin në qytet.

Nga telefonata, ai ishte trembur dhe kishte marrë në telefon për t'u konsultuar gazetarin investigativ të 'Report Tv', Artan Hoxha, të cilit i kishte shpjeguar situatën.

Ne ndjehemi shumë të kërcënuar. Kam 11 muaj dhe me biznesin tim nuk e di se çfarë bëhet. Kemi frikë të rrijmë në dyqan. Konkretisht sot pasdite jam nisur dhe u ktheva nga gjysma e rrugës. Më morën në telefon dhe më thanë mos u largo se i ke këtu në Lushnje. E mora në telefon Tanin edhe i thashë: Shiko se kam frikë, se këta janë këtu në Lushnje.

Fatos Latifi, babai i Zamir Latifit

Më tej ai është shprehur se gjatë gjithë kohës ka marrë kërcënime nga vrasësit të cilët i kanë kërkuar që ai të mos kërkojmë më drejtësi për antentatin ndaj të birit. 

A keni një apel?

Të lutem ma zgjidhi çështjen sa më shpejt që të jetojmë të lirë dhe të mos largohemi nga vendi jonë.

Keni pasur kërcënime?

Po, kemi pasur kërcënime.

Pse vazhdojnë këta t’ju kërcënojnë?

Sepse ne po e ndjekim me shtet këtë punë. Ata nuk duan që ne të ngulim këmbë.

Doni të largoheni nga Lushnja?

Shumë herë por pa zbardhur vrasjen e tim biri e kam ndarë mendjen që...

Ideja e kërcënimit?

Mos e ndiqni më këtë punë.

E keni denoncuar?

Normalisht që po.

A mund të shmangej ngjarja?

Po, pas plagojes së nipit tim dhe Xhulios ngjarja u la në heshtje. Po të ishte vepruar që atëherë...

A keni fëmijë të tjerë?

Kam edhe një vajzë.

Si e ndjen ajo këtë ngjarje?

Të gjithë e përjetojmë keq. Duam që autorët të dalin para drejtësisë. Kaq duam ne.

Ekzekutori i dy personave është Laert Haxhia, ndërsa Orges Bilbili, ndihmoi këtë të fundit për t’u larguar. Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Për këtë ngjarje Haxhia ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 24 vite burg në mungesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
'Është bërë qameti këtej', Babai i Zamir Latifit në ‘REPOLITIX’: Si e mora vesh lajmin për vrasjen e tim biri

I ftuar në emisionin ‘REPOLITIX’, është edhe babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi, djali i të cilit u vra më 11 tetor të vitit të kaluar së bashku me Jurgen Hoxhën.

Në studio, ai është shprehur se edhe pse kanë kaluar 11 muaj nga ngjarja, ai sërish ka besim tek drejtësia. Gjithashtu ai ka bërë me dije se si e mori vesh lajmin për vrasjen e të birit.

Ekzekutori i dy personave është Laert Haxhia, ndërsa Orges Bilbili, ndihmoi këtë të fundit për t’u larguar. Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Për këtë ngjarje Haxhia ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 24 vite burg në mungesë.

Babai i të vrarit:
Kanë kaluar 11 muaj nga ngjarja. Besim te drejtësia shqiptare kam, me drejtësinë kam punuar, me drejtësinë jam marrë, kemi dhënë dhe kemi marrë me njëri tjetrin, tani besimin atje e kemi. 

E keni të qartë pse u vra djali juaj?
Jo, pasi djali nuk ka pasur probleme me askënd në Lushnje, ka qenë i respektuar nga të gjithë. Nuk e di se si ndodhi. Nuk e imagjinoj dot tani. Djali doli në orën 4 pasdite dhe vetëm kur më marrin në telefon për një listë me ushqime, pasi kam një market dhe duke shkuar atje me merr djali i xhaxhait që më thotë ktheu urgjent se është bërë qameti këtej. E mora në telefon më thotë jam te ura, shkova, por çfarë të shikoja, dy të vrarë, policia rrinte atje.

Djali iu ndihmonte?
Djali punonte në shtet.

Ka pasur probleme me ligjin?
Jo, as me ligjin. As me miqtë dhe shokët, ka qenë i dashur. Sesi ndodhi nuk e marr vesh. Jemi shumë të paqartë.

Më tej, Fatos Latifi është pyetur nga Artan Hoxha nëse i kishin kërkuar që si babai i djalit ta zgjidhte vetë këtë çështje.

Ka ardhur kush dhe të ka thënë pse nuk e zgjidh vetë?

Unë nga fillimi i kësaj çështje e deri më sot kam punuar me shtetit. Ia kam lënë në dorë atij. Më kanë thënë zgjidhe vetë por nuk i kam dëgjuar.

Jeni i kënaqur nga puna e shtetit?

Nuk kam qënë i kënaqur. Por tani shteti ka filluar të punojë. Me shefin e ri të policisë në Lushnje jemi të kënaqur. Autorët i kisha dëgjuar se kishin probleme por vetëm kaq.

Kishin marrëdhënie me djalin tënd?

Jo, jo. As të mira dhe as të këqija. Njiheshin se djem qyteti. Ishte shok me Xhulion, rrinin bashkë. Kur ndodhi ngjarja dolën bashkë nga shtëpia. Djali kishte shkuar për t’u qethur. Djali im doli dhe u fut Xhulio.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk