'Babalja', Basha thirrje prokurorëve: Arrestoni Ardi Veliun, merrni të pandehur Taulant Ballën

TIRANË-Lulzim Basha përcolli mesazhe të ashpra në një deklaratë për shtyp nga selia e PD, për çështjen "Babalja", kur tha se ka prova që implikojnë zyrtarët e lartë të shtetit në fabrikimin nga prokuroria të dëshmitarit të rremë, sipas tij, Fredi Alizoti. 

Ai kërkoi nga prokurorët që të refuzojnë urdhrat e Arta Markut e Donika Prelës dhe të lëshojnë fletë-arreste për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, Drejtorin e Policisë së Fierit si dhe t'i heqin imunitetin dhe të marrin të pandehur kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Basha kërkoi edhe nisjen e hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas Bashës, ka reaguar edhe vetë Balla, i cili paralajmëron se sapo të kthehet nga takimi në parlamentin Europian, do të dorëzojë një padi të re për kryedemokratin Lulzim Basha dhe Florenc Hoxhën, ish-policin pranë PD që intervistoi Fredi Alizotin.

 

Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar një dëshmitar të rremë për të mbrojtur trafikantin e drogës Agron Xhafaj janë të pakundërshtueshme. Nuk ka filluar asnjë hetim për Ballën, Ardi Veliun. Manipulimi i hetimeve dhe mos hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda, për të cilat dyshja Marku-Prela dhe shërbëtorët në prokurori do të mbajnë përgjegjësi. Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës, është shërbim ndaj krimit. Ata që mendojnë se mund t'i mbrojë Edi Rama, gabojnë, pushteti i Edi Ramës ka marrë fund. Rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal më asgjë. Përpjekjet për të shpërqendruar opinionin publik janë përpjekje mjerane dhe shprehje e panikut që e ka kapur. 

Ju bëj thirrje prokurrorëve të ndershëm që t'i rezistojnë urdhrave të Donika Prelës dhe Arta Markut. Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj ligjit, kushtetutës dhe popullit. Ju bëj thirrje burrave dhe grave në Prokurori që të nxjerrin menjëherë fletëarrestet për Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së fierit, t'i heqin imunitetin dhe të marrin të pandehur Taulant Ballës, e të nisin hetimet ndaj Fatmir Xhafajt, Lulzim Bashës e Donika Prelës. Paguan një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj. Veproni sa nuk është vonë. Jo vetëm se kështu ua kërkon ligji dhe kushtetuta, por se nga veprimi dhe mosveprimi juaj varet zbatimi i ligjit, stabiliteti i vendit dhe paqja sociale. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

Thirrje Basha kishte dhe për punonjësit e policisë, por edhe për socialistët e thjeshtë. 

Mos pranoni të trajtoheni si shërbëtorë të kryeministrit dhe krimit. Bashkojuni kolegëve kurajozë që përballen njësoj me krimin dhe kriminelët. Lufta kundër krimit është një kauz jetike dhe duhet të jetë edhe kauzë e mediave. Edhe socialistët e ndershëm duhet të distancohen nga regjimi kriminal i Edi Ramës. Ata nuk duhet ta lejojnë partinë e tyre të kthehet në një organizatë kriminale e cila sot ka marrë peng shtetin dhe drejtësinë. Distancohu sot për të shpëtuar partinë tuaj. PD dhe opozita nuk tërhiqen asnjë çast për çlirimin e politikës, ekonomisë nga krimi. Fitorja ndaj krimit dhe pushtetit mafioz të Edi Ramës është e pashmangshme dhe e afërt. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:08
Basha kërkoi që të merrej si i pandehur, reagon Balla: Nesër do të të padis ty dhe Florenc Hoxhën, që s'i zë dora vend pa shkelur ligjin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha. Në një status në Facebook, Balla sqaron edhe njëherë se nuk ka qenë në Komisariatin e Fushë-Krujës, dhe se për këtë mund të verifikohen kamerat e komisariatit.

Balla e paralajmëron kryedemokratin se nesër do të ketë një tjetër padi për të dhe për Florenc Hoxhën, i cili është personi që ka intervistuar Fredi Alizotin në përgjimin e dytë që u publikua pak ditë më parë nga deputeti Ervin Salianji.

Reagimi i plotë:

Lulzim! Ti e di që je zyrtarisht në hetim për “kallzim të rremë” bashkë me Shpifës Nuhun. Për mua flasin qartë kamerat e komisariatit (s'kam qenë hiç aty, madje as Nuhun s'e ke aty). Nesër, sapo të kthehem nga Parlamenti Europian, gati një kallzimi tjetër për ty dhe Florenc Hoxhën, shokun tënd të famshëm që s'i zë dora vend pa shkelur ligjin.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 16/10/2018 11:19

    Mos e trash zerin Luli se nuk te degjon kush,dhe nje keshille ti dhe Monika Cizmja mos flisne ne emer te popullit se populli nuk don t'ju shikoje me sy,njerez te kallepit tuaj e kane vendin ne koshin e plehrave.

    Përgjigju
  • Ardiani: 16/10/2018 09:13

    More njeri i pafytyrë...a do provojë PD-ja ndonjëherë të marrë pushtetin pa shumë. Kush të bën thirrje ty të shpëtosh Shqipërin. E vetmja gjë që po arrit me atë Partin tënde është fundosja e shtetit të paktën njëherë në Dekadë. Si stë kaplon turpi të gënjesh haptas çdo ditë e më shumë. Ore kjo Qeveri ka marrë shumicën.

    Përgjigju
  • Highlanderi: 15/10/2018 17:24

    Luli po presin burgaxhinjte. U eshte bere syri bakerr apo ske by... te njome e shale te ngjitura.

    Përgjigju
  • Bremen: 15/10/2018 15:18

    Shko ore bajge lope se na felliqet, o njeri i pa fytyre por per keto fjall qe flasin keta plerat e tua ne PE esht ngusht Europa, o bajg o kriminel nje dite do shkosh ne burg per te gjitha keto qe po i ben ti e Sali Krimineli Shqiperis

    Përgjigju
  • Populli: 15/10/2018 15:09

    Kapeni qenin dhe plaseni Brenda se na cau tr.....n se ky gorja nuk pushon me

    Përgjigju
  • genti: 15/10/2018 14:45

    rroft lulzim basha zemra shqipynis

    Përgjigju
  • Tata: 15/10/2018 14:11

    MORI KOT FARE KY PO BEHET I PA DURUSHEM .PO LEN DHE BURRAT ME BARRE .O KSHU SI THEM UN O SKA .DON TI SHPERBEJ ISTUTICJONET E SHTETI ME " KUSHTETUTEN E BABALES " ME QETSI MIKU IM FEMI I FELLIQUR PRIT HETMET SE BENTE BERISHA KSHU I KOPSISTE SHEJTONLLIQET MIRE DHE DISHMITARET I NISTE DRJT VDEKJES NE ITALI PO TI JE KOQE VETEM TE VJEDHESH TE VRASISH DHE MASHROJSH DI .IK PIRDHU O UDHEHEQES I KRIMIT JO I .P.D .SE ENDRRAVE TE POPULLIT SHQIPTAR .

    Përgjigju
  • Sifi: 15/10/2018 13:21

    Lul Basha kerkesa jote eshte politike e bazuar ne faje news dhe nuk bazihet ne prova , ku baze jane zeri me figure . Fushata e nisur ben udheheqen e qofte largut e vaxuar vetem ne mashtrime eshte jasht llogjikes dhe demton PD

    Përgjigju
  • Roza: 15/10/2018 13:12

    Edhe neqoftese keto jane te verteta, cfare do tonit per 21 Janarin, per Rrugen e Kombit, per Gerdecin, per ‘97 per udheheqesin tuaj Berrisha qe drejtoi gjithe keto krime. Vetem kur te gjykoheni per ato sa thashe me lart e per shume e shume krime e vjedhje qe ka bere Berrisha, vetem kur ti shohim Berrishjanet mbrapa hequr Ave, do fillojme tju besojme ju o super llafazan qe perserit fjalite si “ Chatter box”

    Përgjigju
  • Arbër: 15/10/2018 12:59

    U zgjua anarnisti nga gjumi për të njollosur Shqipërinë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës