Babalja dhe Fredi Alizoti/ PD: Tre provat që prokurorët ia lanë në dorë Fatmir Xhafajt

Tiranë- Deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi në një konferencë për shtyp hodhën dyshime dhe akuzuan Prokurorinë e Krimeve të Rënda se i ka lënë hetimet për audio-përgjimin e Albert Veliut e kunatit të tij Fredi Alizoti në duart e policisë, në varësi të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Alibeaj tha se Fredi Alizoti është një aktor i shtuar në këtë ngjarje nga PS, ndërsa sipas Gazment Bardhit, për të nxjerrë të pafajshëm Agron Xhafajn duheshin tre prova shkencërisht të vërtetushme: Ekspertiza e zërit në audio-përgjim, tabulatetet telefonike që tregonin nëse kishin komunikuar këta tre persona dhe qelizat telefonike për të vërtetuar nëse të tre këta persona kanë qënë në të njëjtin vend në të njejtën kohë. Këto prova, pra hetimet sipas Bardhit, nuk janë bërë nga Prokuroria por nga vartësit e Fatmir Xhafës. Ai ngre kështu dyshime për manipulimin e provave.

“Verifikimi i qelizave telefonike të tre personave për të përcaktuar shkencërisht nëse në orën dhe datën e caktuar kanë qënë në një vend të përbashkët i është kërkuar fatmir Xhafajt. Pra ministri ka hetuar për vëllain e tij Agron Xhafaj. Edhe komunikimet telefonike mes tyre i janë dërguar Fatmir Xhafës nga prokurorët, i njëjti dokument i datës 7 qershor 2018. Nuk ka pasur veprime nga prokurorët por nga polica e Shtetit. Këta të fundit kanë vërtetuar edhe sa herë kanë komunikuar dhe kur kanë komunikuar personat e sipërpërmendur. Po ashtu edhe monstrat e zërit që do të përcaktonin nëse zëri i Agron Xhafajt përputhej me atë të personait të shfaqur në videopërgjim u morën nga një ekspert, vërtës i Fatmir Xhafës. Prandaj edhe laboratori ka konstatuar se zëri i shfaqur në audiopërgjim është i dobët dhe nuk përcakton dot nëse ishte apo jo përfundimisht zëri i Agron Xhafës”

Eksperti i PD, Gazment Bardhi

Demokratët thanë ndër të tjera se për të ndihmuar ministrin e Brendshëm, në kohën që u publikua audio-përgjimi u caktua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si drejtuese, Donika Prela.

Pas audio-përgjimit të parë, ku Babalja pretendonte se komunikonte me Agron Xhafajn për të trafikuar drogë, rezultoi se rolin e Agronit e kishte bërë Fredi Alizoti, kunati i tij. Por dy ditë më parë u publikua një tjetër video përgjim nga deputeti i PD, Salianji që i turbulloi sërish ujërat. Aty Alizoti pretendon se është marrë me forcë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen "Babale". Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 11/10/2018 18:09

    Zoti ju ruajt mend , se ne nje vend te BE , mw keto pislliqet e juaja ju te dy dhe Salinji do ishit ne burg . Or karagjoza jurista , provat qe ka policia hane te oa kundershtueshme dhe tregojn nashtrim per perfitime politike . Ju jua mbyll gojen deshmia e ish oficerit te larte te policise Brecani . Dhe populli me besin Brecanin sse sa ju , se me te drejte i ka thene mis merrni njerez kor ne qafe . Ju si PD dhe fjykates e prokurire do luftonit Xhafajn vetem se drejtoi refirmen ne drejtesi . Rrini degjoni prokurorine deri ne fund

    Përgjigju
  • Fr: 11/10/2018 16:05

    Keta jan fare legena fare

    Përgjigju
  • Fr: 11/10/2018 16:05

    Keta jan fare legena fare

    Përgjigju
  • Enea: 11/10/2018 14:50

    Me te pafytyre e te pa cipe nuk kane si behen,babale histori e denje per nje babale Parti.

    Përgjigju
  • Enea: 11/10/2018 14:50

    Me te pafytyre e te pa cipe nuk kane si behen,babale histori e denje per nje babale Parti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet