'Babalja' në Repolitix, gazetari Artan Hoxha publikon fotot: Albert Veliu dhe Fredi Alizoti në lokal me Sali Lushajn

TIRANË- Dalja e videos së re me personazh kryesore Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut dhe dosja Babale janë diskutuar mbrëmjen e sotme në Repolitix. Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë gazetari Ylli Rakipi, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, avokati i Jetmir Olldashit, Clirim Gjata dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia. Gazetari Artan Hoxha publikoi dy foto të "Babales" dhe kunatit të tij me një eksponent pranë PD, Sali Lushajn, babai i reperit Stresi, ish-truprojë i Sali Berishës. Gjithashtu, emri i Sali Lushajt ka dalë edhe në përgjimet e Prokurorisë. Në një bisedë telefonike, një i njohur i thotë Alizotit, sipas përgjimit në datën 5 qershor 2018, që të shkojë dhe të flejë te shtëpia e Saliut (Sali Lushës). Ky është edhe momenti i takimit të tyre në pikë bastesh sportive.

Babalja në kafe me Sali Lushajn
Fredi Alizoti, kunati i Babales në lokal me Sali Lushajn

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka zbuluar se është Florenc Hoxha, ish-polici i PD, personi që ka intervistuar Fredi Alizotin në videon e publikuar dje nga deputeti Ervin Salianji.

Ndërkohë, Ylli Rakipi, drejtues i emisionit "Të Paekspozuarit", ka rrëfyer në  "Repolitix", sesi u njoh me audiopërgjimin e Albert Veliut, "Babales", ku pretendohej se ishtë regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se trafikonte kanabis drejt talisë. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio, dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.

Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje. E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces. Tani, ky gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua. Nuk e kam konsideruar atë material. Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon. Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira. Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video. Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej. 

Ylli Rakipi, gazetar

Z.Rakipi, ishit në dijeni të lidhjeve të gazetarit Jetmir Olldashi me PD?
Për këtë rast unë dija që do takonte një njeri, Babalen, i cili do të hakmerrej ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm. Ky ishte motivi që më paraqiti gazetari. Nuk e kontrollova këtë material pasi nuk e konsiderova fare.

Nëse do kishit një dosje ku të implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm do ta transmetonit?
Patjetër. Edhe sikur i kryeministrit të ishte. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Debat me tone të forta në Repolitix, Çlirim Gjata replikon me Artan Hoxhën: Do të fusësh Jetmir Olldashin në burg

Debat me tone të forta në studion e RepolitixReport Tv. Avokati Çlirim Gjata që mbron gazetarin Jetmir Olldashi ka akuzuar gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha se kërkon që të fusë në burg Olldashin.

Replikat e plota:

Gazetari Artan Hoxha: Ky është thelbi, ne s’mbajmë thelbin. Ja e njeh ky po pastaj..

Ylli Rakipi: Unë di një detaj më shumë se aq. Ai është përpjekur që t’i afrohet me çdo mënyrë Salianjit. Para se të bënte videon

Avokati Çlirim Gjata: Se kishte premtimin që do merrte lekët? Jo, hajd ta gjejmë këtë. Ka rënë drejtësia, ku e ke Gjykatën Kushtetuese?! Kush do e kontrollojë prokurorin mo?

Xhemal Qefalia: Babalja është personazhi memorial i PD

Avokati Çlirim Gjata: Do të fusësh në burg një koleg gazetar

Gazetari Artan Hoxha: Kjo është e qëllimshme dhe e turpshme. Kë dua të fus në burg unë?

Avokati Çlirim Gjata: O zotëri, je i vetmi në llojin tënd, si gazetar investigative

Gazetari Artan Hoxha: Nuk ka investigim aty

Avokati Çlirim Gjata: S’ke karakter profesional

Gazetari Artan Hoxha: Unë s’paskam karakter ëëë? Me kamerën e Partisë vajti aty bëri intervistë?!

Gazetari Ylli Rakipi: Tek unë ai kishte liri të plotë, po të kishte prova do e nxirrja

Gazetari Artan Hoxha: E donte Berisha para teje, e ka bërë Ilir Meta dhe Edi Rama para teje.

Avokati Çlirim Gjata: Edi Rama jo..

Gazetari Artan Hoxha: Mos e kalo, mos bëj lojë se s’të del mirë ky Pazar.

Avokati Çlirim Gjata: Kjo është kulmi i shkeljes së të drejtës.

Deputeti socialist Xhemal Qefalia: E përdori një parti politike. Të ishte gazetar profesionist gjente një studio televizive. Ftoni një dëshmitar që ka ikur për azil.

Ora 21:23
Gazetari Artan Hoxha publikon foton ekskluzive: Fredi Alizoti në lokal me Sali Lushajn,eksponent i PD

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka publikuar një foto gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin Repolitix, se kunati i Babales, Albert Veliut është fotografuar nën shoqërinë e Sali Lushit, i njohur si eksponent i afërt brenda Partisë Demokratike.

Gazetari Artan Hoxha: Nuk është i panjohur për PD. U tha se më datë 1 këtë e kishte marrë Ardi Veliu, dhe një Taulant, që bëhej fjalë për Taulant Ballën. Pasi ka marrë sallën operative, rreth muajve tetor-nëntor ka thënë se donte të bënte një regjistrim për Agron Xhafajn, por ai se afronte Babalen.

Avokati Çlirim Gjata: Pse po e jep këtë fotografi, na thuaj, ç’tregon? S’po bërtas

Gazetari Artan Hoxha: Që do të thotë se ky nuk është personazh i panjohur.

Gazetari Ylli Rakipi: Sali Lushajn e kam takuar edhe unë. Kjo është foto që s’tregon gjë.

Gazetari Artan Hoxha: Tregon që është në dosje dhe ky person ka qenë në Tiranë.

Gazetari Ylli Rakipi: Mund të ketë qenë Saliu në Vlorë…

Ora 21:18
‘Ky është ‘Babalja’', avokati i Jetmir Olldashit, Çlirim Gjata: Agron Xhafaj ra me këmbët e veta në Prokurori

Avokati mbrojtës i gazetarit, Jetmir Olldashit, Çlirim Gjata, tha në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv se prova e vetme e Prokurorisë kundër Babales dhe kunatit të tij, Fredi Alizoti ka rënë. Ai ka thënë se Prokuroria nuk duhet të lejonte largimin e Agron Xhafajt jashtë Shqipërisë, pas dorëzimit të kampionit të zërit.

Gjata tha gjithashtu se përpara prokurorëve vëllai i ministrit të Brendshëm është shprehur se personi që e ka denoncuar ishte “Babalja”, i cili sipas tij ende nuk ishte identifikuar se kush ishte. 

Prova e vetme bazë e prokurorisë është ai përgjimi i Fredi Alizotit që thotë se s’është Agroni por jam unë dhe se do i jepnin 200 mijë euro për inskenimin. Dhe pas daljes së kësaj video, e vetmja propvë e prokurorisë ka rënë. Kjo po bëhet për të shpëtuar nga Vettingu prokurorët. Kur ka dorëzuar zërin në Prokurori, kush është gabimi, i morën kampionin e zërit, pse e lanë të ikte për 24 orë? Duhej bërë ballafaqimi i Babales me Agron Xhafajn. Kur ka dhënë deklarimet përpara prokurorit ai ka thënë, atë ditë që është shfaqur audiopërgjimi, ka thënë se ky person është Agron Xhafaj, pa dale me fytyrë. Ku e dinte ai që është Babalja? Këtu ai ka rënë me këmbët e veta. 

Çlirim Gjata, avokat i gazetarit Jetmir Olldashit

Ora 21:02
Zbulohet personi që intervistoi Fredi Alizotin, gazetari Artan Hoxha: Ishte Florenc Hoxha, ish-polici i PD

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, në studion e Repolitix, ka zbuluar se personi që ka intervistuar ditën e djeshme, kunatin e Albert Veliut, është Florenc Hoxha, një ish-polic i njohur si i afërt në Partinë Demokratike.

Diskutimi në studio:

Gazetari Artan Hoxha: Florenc Hoxha është personi tjetër që ka intervistuar Fredi Alizotin, është me lidhje në PD, ish-polic. Në një vend me kaq shumë halle dhe skandale, harxhohet gjithë kjo energji me një histori të sajuar. Ne shajmë arbitrin që është prokuroria.

Çlirim Gjata: Arbitri është bërë palë.  

Gazetari Artan Hoxha: U shpërndanë njerëzit, se i kemi parë të dy. Prokuroria na ka kapur në makinë. E mori zv. Prokurori i Krimeve të Rënda, që dua të sekuestroj videon që sapo ka dalë. I them Fevziut që ti s’ke video, se videon e mori me USB Salianji. Ata s’mund të marrin emisionin, se aty ka edhe zëra të tjerë. Se ajo video po u çua për ekspertizë, do thonë aty ka shumë zëra të tjerë.

Duke mos qenë pajisja origjinale, ti s’çon kampionin e duhur atje matanë. Kjo video është e sigurtë që është problematike, se zëri nuk është origjinal, dhe e montuar. Video del me timecode, këtu nuk doli. Prokurorin e shajnë nga nëna e nga motra…

Gazetari Ylli Rakipi: Unë kur pashë Salianjin që doli me videon, s’doli për të menduar si do operonte ai me prokurorinë. Ajo ishte përgjigjia e tij. Nuk e ndryshoi situatën por tregoi se bie prokuroria, se ai sharlatan që thotë ashtu, nesër del ndryshe. Shmang akuzat, ai e ktheu në një sharlatan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I zhgenjyeri I pd: 11/10/2018 09:01

    Me pd kemi qen gjith jeten si familje e si fis Po kjo asht PD me ordinere qe ka ken ndonjeher . Nuk keni me asnji vot nga i gjith fisi Im. Po nuk merret pushteti ne ket menyr o ordinera si nuk ju vjen turp goxa burra me keto skenare kalamajsh. Asnje vot nuk keni me marr o plehra do e Bani te perjetshem ne pushtet edi ramen

    Përgjigju
    • Bab erdoqeni shoku atletaxhiut: 11/10/2018 12:17

      Mos u merzit se bashke i ndajne leket,kshu ka qene gjithmone po shumica se ka kuptuar.Ju kujtohet fatos nano kriminel pastaj puc puc me sali fatkeqsia kombit

  • Tirona: 11/10/2018 08:27

    Sa te behet SPAKU dhe BKH dhe i shikoni keto plera per LK do shkojn pushtat dhe intrigat e fshatarit te vogel Salianja.

    Përgjigju
  • Xxx: 11/10/2018 00:01

    Me vjen keq per njerzit qe besojne akoma skenaret e PD. Ishalla vjen sa me shpejt dita te dalin para drejtesis t gjith babalet qe ngelen duke mashtruar edhe shpifur

    Përgjigju
  • Roza: 10/10/2018 22:21

    BRAVO Artan Hoxha qè ja u nxore tè palarat kriminelève tè PD dhe fundèrrinave qè duan rrèmujè dhe pushtet nè tavolinè .

    Përgjigju
  • ju wisha robet di nuk polen ate dhqipri mu bs: 10/10/2018 22:12

    noj

    Përgjigju
  • Fredi PithMotra: 10/10/2018 22:07

    RESPEKTE për këtë SUPER GAZETAR ! ARTAN HOXHA është AJKA e Gazetarisë INVESTIGATIVE . BRAVO ARTAN ! Çirrua Maskën HALABAKË HAJDUTË të PD KRIMIT që duan të Vijnë në PUSHTET nëpërmjet POSHTËRSIVE , SAJESAVE , GËNJESHTRAVE , SHPIFJEVE dhe LLOJ LLOJ PISËLLIQESH dhe MASKRALLIQESH , që Gatuajnë tek 'KAZERMA' e KRRIMIT (SHQUP) ! PD përfundimisht është Parti e HORRAVE , KRIMINELËVE , TRADHTARËVE , KRYEHAJDUTËVE dhe KILLERAVE me PAGESË ! FALENDERIME pafund GAZETARIT Kurajoz ARTAN HOXHA .

    Përgjigju
    • Psikiatria: 10/10/2018 23:50

      Sos ndihmojeni Faikun sepse po e demtoni.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë