Bale nderon Realin kundër modestëve të Huesca-s, Atalanta e shqiptarëve rikthehet te fitoret

Bale nderon Realin kundër modestëve të Huesca-s, Atalanta e shqiptarëve rikthehet te fitoret

Garreth Bale gjatë ndeshjes

Real Madrid ka ruajtur hapin e Barcelonës dhe Atletico Madrid-it në javën e 15 të “La Liga-s” pasi ka mposhtur minimalisht 0-1 Huescan. Edhe pse përballë kishin një kundërshtar që është debutues në elitën e futbollit spanjoll, ‘galaktikët’ për asnjë moment nuk i patën të sigurta tre pikët.

Gjithsesi autori i golit që i dha fitoren në këtë ndeshje ishte Garreth Bale. Uellsiani në minutën e 8 arriti të kalonte topin pas shpinës së portierit kundërshtarë falë një krosi në zonë të Odriozolës. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Solari ngjitet në vendin e katërt me 26 pikë, 5 më pak se Barcelona kryesuese.

Ndërkohë në “Seria A” Atalanta e shqiptarëve është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur në transfertë 1-3 Udinese-n. Duvan Zupata i dha avantazhin bergameskëëve që në minutën e 2, ndërsa pas barazimit të përkoshëm të vendasve, sulmuesi I Atalantës shënoi edhe dy herë të tjera në 45 minutat e dyta.

Në fund tre pikë në një ndeshje ku portieri shqiptar Etrit Berisha luajti si titullar, ndërsa mbrojtësi Berat Gjimshiti nuk ishte fare I grumbulluar për shkak dëmtimi. Pas 15 javësh kampionat Atalanta renditet në vendin e 6 me 21 pikë, po aq sa Roma, Torino, Sasuolo dhe Parma.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar