Bali, ishulli "magjik"
ku të mësojnë të jesh i lumtur

Bali, ishulli "magjik"<br />ku të mësojnë të jesh i lumtur<br>

Nëse ideja jote për një pushim ekzotik në mes të dimrit është me rërë të bardhë, ujëra të kaltra, palma dhe një pina kolada në dorë, atëherë duhet thënë që në fillim: Bali nuk bën për ty. Mund të nisesh për në Maldive, apo me mirë akoma kudo nëpër Caraibe, por jo në ishullin e famshëm të Indonezisë.

bali
Mjafton të bësh një kërkim në Instagram, me hashtagun “Bali”, dhe do shohësh që nuk ka asnjë fotografi me imazhet që ti ke në mendje, por ka shumë gjelbërim, ujëra të gjelbra, tempuj që shkrihen me qelbërimin, lule të bardha e majmunë.
bali

Nuk është pushimi tipik, ku ti mund të rrish njëzetekatër orë në ditë brenda në një resort, për t’u shullyer në diell: nëse kërkon këtë, prit dhe tre muaj, sa të nisin charterat drejt plazheve të Turqisë, sepse Bali është krejt tjetër gjë. Ai është ashtu si vendasit: një buzëqeshje e madhe. “Këtu njerëzit jetojnë në nje gjendje të paprekur mrekullimi”, shkruante Elizabeth Gillbert, në librin e famshëm “Ha, lutu, dashuro”, botuar në shqip nga “Dudaj”, në një përkthim mjeshtëror të Diana Çulit. Por këtë unë nuk e mbaja mend, askush ndoshta nuk e mbante mend nga libri (në kthim rileximi m’u bë i domosdoshëm), sepse imi me Julia Roberts ka bërë që njerëzit ta lidhin Balin me gjetjen e dashurisë, tamam me një burrë si Havier Bardem (të huajt që punojnë në Bali janë të shumtë, shanset për të gjetur ndonjë “shok” të Bardem nuk janë të pakta, sidomos tani që ka Tinder dhe të gjithë të huajt e Balit janë regjistruar aty). Por ja që kur gjendesh atje, kjo pjesa “dashuro”, me gjithë Havier Bardem, të duken gjëja më e kotë: Bali ia vlen të dashurohet për atë që ai vetë është, jo për të huajt që jetojnë aty.

bali
Mikesha ime, Ornela, që ka një agjensi udhëtimi, ka një lozo që unë ia pëlqej shumë kur vjen puna tek udhëtimet e tilla: në çdo vend duhet pushuar sipas atij vendi. Larg hoteleve të mëdha, ajo zgjedh gjithmonë vilat lokale, ku komoditeteve që kërkojnë turistët perendimorë u shtohet mënyra e të jetuarit të vendasve. Dhe kjo është e vetmja mënyrë që të udhëtosh nëpër botë dhe të prekësh vërtet çdo vend. Dhe në Bali Ornela ka zgjedhur po njëlloj: një vilë e ndarë në pavione të veçanta, godina të ulëta në mes të gjelbërimit, me pishinë e dalje në det dhe transport të përditshëm me makina apo motorë të vegjël, me të cilat mund të eksplorosh gjithë ishullin.
bali

Ishulli ka shumë për të eksploruar. Mund të shkosh nëpër plazhe, në mungesë të rërës së bardhë, shumica e beach club-eve kanë ndërtuar pishina innity dhe koktejet jo vetëm që nuk mungojnë, por janë edhe shumë të mira. Por mund dhe ta alternosh: të shkosh çdo ditë në një vend të ndryshëm dhe pastaj të bësh disa orë plazh. Tempjut janë më të rekomanduarit për të vizituar. Ka disa të tillë, ndër të cilët Tanah Lot dhe Uluwatu, që futen në listat “must” për çdo turist.

bali
Ka shumë vende të tjera: shëtitje me elefantë, tregje locale, një pyll me majmunë, shtëpi kokëposhtë ku mund të bësh fotografi që duket se sfidojnë gravitetin, klube të veçantë dhe restorantet me gatime nga të gjitha vendet e botës, mund të shohësh si prodhohet dhe pastaj të pish kafen Luwak (ajo kafja, kokrrat e të cilës pasi hahen dhe defekohen nga një lloj kafshe që ngjan si nuselale, shiten më shtrenjtë nga çdo lloj kafeje) të shohësh orizoret, galeritë balineze të pikturave afër qytezës Ubud dhe meqë ndodhesh aty afër, të shkosh në shtëpinë e vetë Ketutit, fiks si në librin/lmin “Ha, lutu, dashuro”. Kur gjendesh aty, e kupton që në këtë rast industria e Hollivudit nuk ka ndryshuar as edhe një detaj: gjithçka është xhiruar aty, me njerëzit realë. Ka vetëm një lajm të keq: Ketuti ka dy vjet që ka vdekur dhe vendin e tij, sipas traditës, e ka zënë një tjetër familjar, që është gjithashtu shërues, por shikon edhe dorën.

bali
Ndryshe nga paraardhësi, që ankohej se puna kishte rënë ndjeshëm, Ketuti i tanishëm nuk vuan për klientë: jo më kot në një nga ambientet ka vënë fotogranë me Julia Roberts. Që nga dalja e lmit, me mijëra vajza nga e gjithë bota janë ulur në verandën e tij, duke hapur pëllëmbën e dorës dhe duke dëgjuar fjalët e tij magjike: “shpirti yt është i lumtur, por mendja është plot me shqetësime. Lëre shpirtin të të udhëheqë”. Nuk është vetëm Ketuti “magjik” që ta thotë këtë, të gjithë banorët e ishullit të ngjajnë si përçues të lumturisë. Kanë pikërisht atë lloj qetësie dhe buzëqeshje nuk kanë asgjë. E kanë ditën të ndërtuar rreth faljeve dhe riteve të tyre, në çdo shtëpi, shitore, hapësirë publike ka tempuj dhe ku çdo mëngjes dhe pastaj, sipas një kalendari të mirëpërcaktuar, çohen lule dhe ndizen incense. Të njëjtat lule vendosen dhe nëpër makina, nëpër pragje shtëpish, në lëndina…bujqësi, është gjëja më e natyrshme në botë t’i lutesh Zotit.

bali

Dhe nëse kërkon diçka më shpirtërore se vizitat në tempujt e mbushur me turistë, vendasit janë shumë dashamirës, të marrin me vete dhe të shoqërojnë në një ceremoni të plotë lutjeje/pastrimi. Priftërinjtë hindu të Balit janë më mikpritësit dhe më të çlirëtit që kam parë ndonjëherë: me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, të heqin çdo lloj droje dhe të mësojnë ritualin, të tregojnë si të falesh me lulet në dorë, si t’i vësh në okë, të heqin të këqijat me ujë të shenjtë, të bekojnë dhe të mirëpresin sërish. Tashmë je një prej tyre: dikush, pa tension në fytyrë, me lule në kokë dhe i lumtur, me sytë e hapur për ta parë botën si vend të bukur. TiranaPost


e.gj/Shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj