Balla: Ambicja jonë brenda 3 viteve, librat falas për të gjithë sistemin 9-vjeçar

Balla: Ambicja jonë brenda 3 viteve, librat falas për të gjithë sistemin 9-vjeçar

Nxënës me libra në shkollën “Qamil Guranjaku”

Elbasan- Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me deputeten Evis Kushi panë sot nga afër vijueshmërinë e procesit të shpërndarjes së teksteve shkollore falas për nxënësit e arsimit fillor.

Ata u ndalën në shkollën “Qamil Guranjaku” në Elbasan ku mësuam se 70% e teksteve janë shpërndarë ndërkohë që me kënaqësi vumë re mjediset moderne të shkollës, të rikonstruktuara së fundmi duke plotësuar të gjitha kushtet për një proces mësimor normal.

“Gjej rastin të falenderoj të gjithë mësuesit që janë angazhuar maksimalisht për një proces i cili nuk kishte ndodhur më parë. Janë 180 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë që përfitojnë nga programi i librave falas .

Dëshira jonë është që deri në klasën e IX të mundësohet shpërndarja e librave falas, por kjo do të jetë detyra jonë. Vitin e ardhshëm do të shtohet në këtë program edhe klasa e IV dhe besoj deri në fund të mandatit tonë të dytë ne të kemi mundësinë të japim librat shkollorë falas për sistemin 9 vjeçar.

Ka qenë një përpjekje e madhe për të arritur deri këtu, sepse shuma e akorduar nga buxheti i shtetit për këtë program është 6.1 miliardë lekë, që do të thotë që është një angazhim i madh financiar.

Sigurisht që do kishim dashur ta kishim bërë më përpara një gjë të tillë, por këto kanë qenë mundësitë ekonomike dhe financiare të buxhetit të shtetit.

Po ashtu, është e rëndësishme që për herë të parë këtë vit fillojmë edhe zbatimin e udhëzimit për moslejimin e celularëve në shkolla. Të gjithë kemi fëmijë dhe e dimë dëmin që shkakton përdorimi i telefonit në shkollë, duke u tërhequr vëmendjen fëmijëve, duke i shkëputur nga procesi mësimor, por edhe duke i bërë asocial” tha Balla.

Deputetja Evis Kushi theksoi se shpërndarja e teksteve falas për të gjithë nxënësit e arsimit 9 vjeçar do të jetë sfida e radhës e Qeverisë Shqiptare.

“Do të kishim dashur shumë që këtë proces ta shtrinim për të gjithë nxënësit e arsimit 9 vjeçar, por kjo natyrisht do të jetë sfida jonë e radhës. Vitin që vjen do të shpërndahen tekste falas për nxënësit e klasës së IV dhe më pas ne synojmë që brenda këtij mandati t’i kemi librat falas për të gjithë nxënësit e arsimit 9 vjeçar.

Do të kishim dashur ta bënim një gjë të tillë shumë kohë më parë, por na duhej kohë dhe shumë energji për të dalë nga gropa financiare ku e gjetëm ekonominë në vitin 2013.”

Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Alqi Çabiri tha se procesi i shpërndarjes së librave do të përfundojë në të gjitha shkollat e Qarkut të Elbasanit 3 ditë para datës së përcaktuar nga Ministria.

“Në të gjitha shkollat e qarkut të Elbasan procesi po vijon normalisht dhe parashikohet të përfundojë tre ditë përpara afatit të përcaktuar. Është një proces që është mirëpritur nga mësuesit dhe sidomos nga prindërit.”

Më pas Balla i shoqëruar edhe nga mësuesit shkuan personalisht në disa shtëpi për të bërë shpërndarjen e librave. Mesuesit kishin zgjedhur, jo pa qëllim, një nxënës të shkëlqyer, si Anis Leka, në klasën e tretë, i cili u lumturua nga dhurata dhe premtoi të mësojë edhe më shumë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon