Balla: Bashkëjetesa fetare në vend, e rëndësishme për rajonin e trazuar të Ballkanit

Balla: Bashkëjetesa fetare në vend, e rëndësishme për rajonin e trazuar të Ballkanit

Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë sot në Sesionin e II të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe. Balla, i cili është President i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe u shpreh në Sesionin e II se bashkë-ekzistenca e të gjitha komuniteteve në paqe, tolerance dhe harmoni është modeli më i vyer për Shqipërinë.

"Jo vetëm duhet ta mbrojë, por edhe duhet ta eksportojmë në një Europë të bashkuar, e cila edhe vetë duhet të prevalojë mbi diferencat fetare”, tha Balla, duke shtuar se vendi është i rëndësishëm në rajonin e trazuar të Ballkanit, pasi eksporton veçse paqe, tolerancë dhe stabilitet.

“Rruga jonë europiane dhe e rajonit kalon pikërisht përmes normalizimit të marrëdhënieve këtu në Ballkanin Perëndimor, si një proces dinamik ku dialogu i vazhdueshëm, pa tabu, aspak me komplekse, rimëkëmb besimin te vetja dhe te fqinjët”, theksoi kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Balla tha më tutje se kjo qasje “realiste dhe pa tabu” do të vijojë përkundrejt të gjitha mosmarrëveshjeve të së kaluarës e së tashmes me fqinjët. “Shqipëria ka një të ardhme të projektuar qysh prej të parëve tanë në gjirin e kombeve të qytetëruar të Europës dhe që sot është në një moment kyç në rrugëtimin drejt Europës”, komentoi ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?