Balla: Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes 'Haxhia'

Balla: Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes 'Haxhia'

Sali Berisha dhe Izet Haxhia

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla deklaron se Sali Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes “Haxhia”, ndërsa përmend edhe ecurinë e dosjes “CEZ”, por edhe dosjen e “financimit rus. Sipas Ballës, që në momentin që Izet Haxhia është arrestuar në Stamboll në vitin 2006, Berisha ka qenë një problem psikologjik dhe politik për Sali Berishën, dhe ka ngrënë disa koka ministrash drejtësie të emëruar nga vetë Sali Berisha.

Haxhia u ekstradua pak ditë më parë në Shqipëri, ndërsa Report TV zbardhi kërkesën e Izet Haxhisë për rihapjen e dosjes për procesin gjyqësor për vrasjen e Azem Hajdarit. Në kërkesë, Izet Haxhia, i përfaqësuar nga avokati Bashkim Nikolla kërkon rigjykimin, në zbatim edhe të garancisë që shteti shqiptar dha për ekstradimin e tij nga Turqia në Shqipëri.

Pse Sali Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes “Haxhia”, ecuria e dosjes “CEZ”, por edhe dosja e “financimit rus”? Historia e dosjes “Haxhia” nuk është një problem i ri për Sali Berishën. Qyshkurse Izet Haxhia është arrestuar në Stamboll në vitin 2006, ai ka qenë një problem piskologjik dhe politik për Sali Berishën, dhe ka ngrënë disa koka ministrash drejtësie të emëruar nga vetë Sali Berisha dhe të shkarkuar për garancitë e dhëna prej tyre për rihapjen e dosjes. Gjatë qeverisjes 2005-2009, u shkarkuan 3 ministra të drejtësisë: Aldo Bumçi, Ilir Rusmaijli dhe Enkelejd Alibeaj. Kjo kronolgji viktimash të pafajshme të drejtësisë, për shkak të kërkesës së vazhdueshme të tyre, se dosja “Hajdari” do rihapej me ardhjen e Haxhiajt, tregon se Berisha ka qenë në makth nga ministrat e tij, dhe duke mos dashur t’ua ekspozojë makthin e tij, i shkarkonte të gjithë që e bënin.

Po të shikonit skenat e djeshme të Sali Berishës, tërbimin e tij pse është ekstraduar Izet Haxhia, ndërkohë që gjithë ministrat e tij kanë firmosur këtë letër dhe janë shkarkuar në heshtje, ndërkohë ai akuzon Edi Ramën dhe Partinë Socialiste se e kemi sjellë në Shqipëri, e kupton se ku ka qenë makthi kryesor i tij. Makthi i tij qëndron tek rihapja e dosjes “Hajdari”, të cilën ai nuk e rihapi kurrë, edhe pse e kishte premtim kryesor kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Berishës. Dosja “CEZ” varet tërësisht nga dëshmia e Nuel Kalajt, i cili tashmë është në kërkim ndërkombëtar. Sapo Kalaj të dalë para prokurorëve, zbërthehet zinxhiri që kalon tek Berisha “junior” dhe tek Berisha Sali. “Financimi rus”, nuk është hall personal i Saliut. Por kjo dosje është fundi politik i lolos së komanduar në krye të PD nga vetë Sali Berisha.

Taulant Balla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 18/05/2018 17:40

    Basha eshte nje topke varur ne loqkat e Berishes.

    Përgjigju
  • Kulla e Viçidolit: 18/05/2018 17:38

    Po kur shkatrroi Shqiperine, ça i duhet PD?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)