POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Balla: Jo vetëm librat falas për fëmijët, ndihmë për rikonstruksionin e shtëpisë së familjes në nevojë

Taulant Balla ne familjen ne nevoje ne Librazhd

Kryetari i Grupit  Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra ishin sot në familjen e Karameta në Njësinë Administrative  Polis të Librazhdit për të parë nga afër kushtet e vështira me të cilat jeton kjo familje.

Nëpërmjet  një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se brenda pak kohësh shtëpia e familjes Karameta do të rikonstruktohet totalisht. Gjatë vizitës në këtë familje Balla i ka dhuruar atyre edhe paketën e librave falas për fëmijët.

Sipas Ballës kjo familje është e përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike dhe si e tillë gëzon edhe të drejtën e marrjes së librave të shkollës falas për fëmijët.

Në familjen Karameta në Polis të Librazhdit, e cila jeton në kushte shumë të vështira dhe për të cilën do të sigurojmë mbështetje për rikonstruksionin e banesës. Kjo familje është e perfshirë në skemën e ndihmës ekonomike dhe si e tillë gëzon edhe të drejtën e marrjes së librave të shkollës FALAS për fëmijët. Librat FALAS këtë vit janë edhe për të gjithë nxënësit e klasave nga I në IV, po edhe për nxënësit e familjeve në nevojë, deri në klasën IX VËMENDJA TEK JU

Statusi i plotë i Taulant Ballës

d.ba.
Komento

Komente

  • limani: 13/09/2018 11:54

    me sa di une dicka qe falet nuk kerkohet e aqe me teper kur jane te plotesuara mundesi nga nxensit pas ardhes per kopjim

    Përgjigju