Balla publikon fotot: Basha dhe Berisha përkrah të dënuarit për trafik droge (EMRI)

Balla publikon fotot: Basha dhe Berisha përkrah të dënuarit për trafik droge (EMRI)

Lulzim Basha dhe Oligert Musta

Vijon "lufta" me foto dhe video mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Fillimisht ishte Berisha ai cili publikoi mesazhin dhe fotot e "Qytetarit Dixhital" ku pretendohej se Taulant Balla shoqërohej me një trafikant kokaine i identifikuar si Maks Beco.

Nuk vonoi përgjigja e Ballës i cili publikoi foton reale ku ndodhej përkrah kryeministrit Edi Rama dhe akuzoi Berishën për montazh. Por përplasja vijoi edhe sot. Berisha publikoi një video ku Balla shihej sërish në krah të trafikantit, por socialisti i hodhi poshtë akuzat duke u mbrojtur se gjithçka ishte montazh. Nga ana tjetër, deputeti socialist publikoi fotot e Lulzim Bashës, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha me një të arrestuar për trafik droge 7 vite më parë. 

"Luftë politike me fotografi? Sali mblidh “tët bir” Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës"

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS 

Oligert Musta është arrestuar në vitin 2011 pasi në automjetin ku ai udhëtonte bashkë me tre persona të tjerë u gjet një sasi kanabisi e cila po trafikohej, ndërsa iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 09/10/2018 16:10

    Kesaj i thone shkertdhatokraci.. shih oborrin e komshiut se temin e kam te "paster" si jashtqitja e Lanes desha me then.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët