Balla, takim me deputetin francez Son-Forget: Shqipëria i ka përmbushur detyrat, kërkojmë mbështetjen tuaj për në BE

Balla, takim me deputetin francez Son-Forget: Shqipëria i ka përmbushur detyrat, kërkojmë mbështetjen tuaj për në BE

Deputeti socialist Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me deputetin francez Joachim Son-Forget, ku subjekti kryesor ka integrimi i Shqipërisë në BE dhe Reforma në Drejtësi.

Balla i kërkoi deputetit të  “La Republique en Marche” mbështetjen e partisë së tij në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se Shqipëria e ka nisur tashmë procesin “screening” dhe se ka përmbushur ndërkohë edhe një sërë prej detyrave që ka ky proces. Deputeti Balla theksoi më tej, në kuadër të Reformës në Drejtësi, se brenda dhjetorit do të ngrihen tre institucionet kryesore të drejtësisë (KLGJ, KLP dhe KED) dhe se procesi i Vettingut tashmë është një sukses.

Për sa i përket një prej shqetësimeve kryesore që qeveria franceze ka pasur, atë të azilkërkuesve, Balla sqaroi gjatë takimit se Shqipëria e ka zgjidhur këtë problem dhe se numri i shtetasve që kërkojnë azil është ulur në mënyrë drastike. Sipas deputetit socialist, Shqipëria është bërë vend pritës i emigrantëve që vijnë nga Siria dhe Iraku, pasi sipas tij, tanimë shihet si një rrugë kalimi për në vendet europiane.

Deputeti francez Son-Forget siguroi nga ana e tij se Shqipëria është në rrugën e duhur në përmbushjen e reformave, pasi sipas tij, ka bërë një punë vërtetë të mirë për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigrimit të paligjshëm. Si njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor, deputeti francez theksoi më tutje edhe rëndësinë që ka integrimi i këtij rajoni në Bashkimin Evropian. 

Në këtë takim, Balla shoqërohej nga zëvendësministrat Julian Hodaj,  Petro Koçi dhe Teuta Vodo, e cila është njëkohësisht Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Socialiste.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 05/12/2018 03:12

    Me pallen te kapur e kemi BE eshte I NEVERITSHEM kur flet dhe ben politike me te huajt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen

SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen