Balla zbulon demokratin e “armatosur” në Komision: I kishte mbushur të gjithë xhepat me vezë

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në përfundim të seancës së tensionuar tek Komisioni i Sigurisë ka folur për provokim nga ana e opozitës.

Balla ka thënë se PD-ja e ka patur të planifikuar sulmin e sotëm ndaj Veliajt. Në fjalën e tij para gazetarëve, Balla tha se një nga deputetët demokratë, Klevis Balliu ka qenë i ‘armatosur’ me vezë në të gjithë xhepat e pantallonave.

Aktorët e SHQUP-it të pajisur me vezë. Klevis Balliu ishte armatosur me vezë në të gjithë xhepat e  mundshëm të pantallonave. Salianji dhe Noka donin të dhunonin punonjësit e Gardës. I bëj thirrje PD-së dhe kryetarit Lulzim Basha të frenojë deputetët e tij nga këto akte të dhunshme.

Taulant Balla, kryetar i grupit të PS-së

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare