POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Balla: 'Zëri i Amerikës' e çmontoi publikisht gënjeshtarin Basha për lobingun me para ruse

Foto e postuar nga Taulant Balla në Facebook

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas intervistës së Lulzim Bashës dhënë për "Zërin e Amerikës".

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se "Zëri i Amerikës” e çmontoi publikisht, sipas tij gënjeshtarin Lulzim Basha për gënjeshtrat e lobingut me paratë ruse për PD dhe për shpifjet e kamufluara qëllimisht për eurot e kapura të miqve të vetë Lulit. 

Sipas Ballës, Basha dha përgjigje të ndryshme për të njejtën pyetje.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Abraham Linkoln thoshte: “Askush nuk ka memorje të mjaftueshme për të qenë një gënjeshtar i suksesshëm”.

Sot “Zëri i Amerikës” e çmontoi publikisht gënjeshtarin Lulzim Basha për gënjeshtrat e lobingut me paratë ruse për PD dhe për shpifjet e kamufluara qëllimisht për eurot e kapura të miqve të vetë Lulit. 

Përgjigje të ndryshme për të njejtën pyetje. 


(Foto e postuar nga Taulant Balla)

l.q.
Komento