Bamirësia e këngëtarit Ermal Meta: ‘Ishte një përvojë e bukur dhe plot jetë’

Bamirësia e këngëtarit Ermal Meta: ‘Ishte një përvojë e bukur dhe plot jetë’

Këngëtari, Ermal Meta me bamirësinë e tij për fëmijët e sëmurë mrekullon publikun dhe fansat italianë

Fituesi i festivalit të Sanremos këngëtari, Ermal Meta, pak ditë më parë ka vizituar pacientët e departamentit të onkologjisë spitalore “John XXIII”. Këngëtari ka improvizuar disa këngë për fëmijët e sëmurë në këtë spital, por ndërkohë nga ana tjetër, përmes një postimi në Instagram, ai ka shkruar:

Ishte një përvojë e bukur dhe plot jetë.

Ermal Meta 

Me anë të këtij postimi, këngëtari është përpjekur të përhapë sa më shumë iniciativën në mbështetje dhe përkrahje të pacientëve të  sëmurë me kancer, duke iu dhënë sadopak shpresë për jetën.

Dje kam kaluar një pasdite të bukur në shoqërinë e luftëtarëve të vegjël. Forcë dhe bukuri.

Ermal Meta

Por theksojmë se kjo nuk është hera e parë që Ermal Meta, i kushton kohën e tij njerëzve, të cilët kanë më shumë nevojë, njerëzve që përballen çdo ditë me sfidën e jetës, duke luftuar edhe në sekondat e fundit të jetës së tyre, me shpresën se do të shfaqet një dritë jeshile në horizont. Përpjekja e tij filantropike është padyshim vetëm një nga cilësitë më të vlerësuara nga fansat  e tij dhe njerzit që e rrethojnë.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët