“Banda kangurësh” pushtojnë kryeqytetin australian

“Banda kangurësh” pushtojnë kryeqytetin australian

Kangurët në Australi

“Banda” kangurësh po sulmojnë lëndinat me bar në kryeqytetin australian, Canberra, duke mos kursyer as fushat sportive, kopshtet e shtëpive private apo lulet anash rrugëve, e kjo për shkak të mungesës së ushqimit. Ndërsa banorët e Canberra-s, i janë drejtuar mediave sociale me pamje të marsupialëve kërcyes jashtë habitateve të tyre të zakonshme.

Por, përtej fotove të lezetshme, lexohet edhe shqetësimi, pasi kangurët e uritur rrezikohen të vdesin nëpër rrugët e qytetit, pasi orari i tyre i ushqimit koincidon edhe me orën e pikut të trafikut. Sipas specialistëve, kushtet e motit kanë bërë që për kafshët të mbetet pak ushqim në natyrë ndaj ata i janë drejtuar qytetit. të ngasësh makinën në zona të populluara shumë nga kangurët, nuk këshillohet në agim apo në perëndim, orar ky kur kafshët duan ushqim, pasi ato mund të hidhen përballë mjeteve në lëvizje, papritur.

Madje shumë vetë u kanë vendosur makinave hekura për t'u mbrojtur në rast të një përplasjeje me një kangur. Kangurët janë kafshë sociale dhe jetojnë në grupe të mëdha, të njohura edhe si banda, shpesh të udhëhequr nga një mashkull dominues.

Njerëzit vazhdojnë të dominojnë në kryeqytet, që ka një popullatë prej rreth 400 mijë banorësh, por në të gjithë Australinë, numri i kangurëve është dy herë më i madh se ai i njerëzve. Sipas një raporti, ka më shumë se 44 milionë kangurë në vend, ndërsa popullata e Australisë është 24 milionë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës