Banka Botërore skeptike për TVSH te biznesi vogël: Barrë për tatimet, nuk sjell të ardhura

Banka Botërore skeptike për TVSH te biznesi vogël: Barrë për tatimet, nuk sjell të ardhura

Foto ilustruese

Ekspertët e Bankës Botërore janë shprehur skeptikë sot lidhur me uljen e pragut të TVSH-së te biznesi i vogël nga 5 në 2 milionë lekë. Gjatë prezantimit të Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Hilda Shijaku, eksperte e Bankës, tha se barra administrative për ta mbledhur TVSH-në te biznesi i vogël është e ulët, ndërsa përfitimi që mund të vijë nga kjo nismë është i ulët.

Ekspertët e Bankës theksuan se ata nuk kanë informacion për rritje të kostove te biznesi. Qëndrimi i Bankës Botërore është pak a shumë në të njëjtën linjë me atë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka pohuar më herët se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet te ndërmarrjet e mëdha. Kjo mund të ndikojë në uljen e të ardhurave.

Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së, në Shqipëri, Jens Reinke, është shprehur se “pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët tanë të taksave, ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, por sjellin vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme.

Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime”,
ka pohuar ai.

Megjithatë qeveria vijoi me planin e saj dhe TVSH për biznesin e vogël filloi të zbatohej më 1 prill, duke ngjallur pakënaqësi të shumta te sipërmarrjet e vogla, që disa herë kanë mbyllur qepenat në formë proteste.

Ndërsa ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka këmbëngulur se skema e TVSH që përfshin bizneset e vogla, është një hap i rëndësishëm në luftën ndaj informalitetit. Sipas ministrit, kjo reformë nuk ka në fokus të gjenerojë të ardhura nga biznesi i vogël, por saktësimin e deklarimeve të biznesit të madh./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë