Banorët e ‘Astirit’ nisin ditën me protesta, bllokohet rruga deri në kryqëzimin e Selitës (VIDEO-FOTO)

TIRANË- Kanë nisur sërish protestat e banorëve të zonës së “Astirit” në Tiranë. Prej ditësh, ata tashmë protestojnë kundër vendimit për shembjen e banesave, për shkak të punimeve që do të kryhen për projekin e Unazës së Madhe.

Edhe pse ka pasur një prezencë të shtuar të policisë, nuk është bërë i mundur zhbllokimi i qarkullimit deri në largimin e banorëve nga rruga. Pjesë e protestës kanë qenë edhe deputetë të Partisë Demokratike. Orjola Pampuri deklaroi për mediat se Qeveria më parë duhet të kompensojë banorët, pasi kanë investuar mundin e tyre. Ndërsa kreu i FRPD-së Belind Këllci u shpreh se kjo ndërhyrje po bëhet pa asnjë paralajmërim për banorët.

Sipas banorëve të zonës, përfaqësues të Ministrisë së Transporteve ARRSH-së dhe firmave private u kanë komunikuar se disa nga banesat e kësaj zone do të prishen në kuadër të projekteve për zhvillimin dhe u kanë dhënë vetëm 10 ditë afat për të dalë nga banesat e tyre.

Sipas kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro, 163 ndërtesave që janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie dhe pastaj për të tjerat nuk kanë asnjë lloj informacioni. Qendro u shpreh se ata që kanë dokumente pronësie do të dëmshpërblehen ndërsa ata do të skualifikohen do përfshihen në listën e të pastreheve si dhe do u jepet bonusi i qerasë për 1-2 vjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 09/11/2018 13:24

    Maloke te ndyte qe erdhen nga gopi i nones dhe zaptun ku deshen dhe sa deshen tani na dashkan kompensim! Ti blejn shtepite si gjithe qytetaret, ti blejne me milionat qe kane fitu deri tani duke bo tregti ne toke te tjetrit e pa pagu asnji takse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet